Një gazetare televizive shumë e njohur në Turqi, Sedef Kabash është liruar me kusht, pasi u arrestua ditën e sotme, për shkak të një postimi në “Twitter”.
Sipas të përditshmes turke ”Hurriyet”, gazetarja kishte shkruar që të mos harrohej emri i gjyqtarit që dhjetorin e kaluar kishte arkivuar rastet e korrupsionit të ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisë turke.
“Mos harroni emrin e gjyqtarit që vendosi të mos ndiqte procedimet në 17 dhjetor”, pati shkruar Kabash në “Twiter”.
Ajo i referohej një gjyqi masiv që u mbyll në 16 dhjetor kur Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit refuzoi të ndiqte rastet e zyrtarëve për korrupsion.
Kabashi u arrestua në shtëpinë e saj në Stamboll dhe gjatë kontrollit policia i sekuestroi një tablet, një kompjuter dhe telefonin celular. Çështja e saj do të hetohet nga Prokuroria dhe Kabash do të dalë në gjyq në 5 janar.

Turqia po kthehet mbrapa,ti harroje vitet e qeverisjes nga Ataturk!