Turqi, bastisen edhe zyrat e kërkimeve shkencore

Elton Tafaruci

Policia turke ka bastisur zyrat e këshillit kombëtar të kërkimeve shkencore gjatë kësaj të mërkure, sipas asaj që bën të ditur rrjeti televiziv “NTV”, në atë që konsiderohet si spastrimi më i madh i kryer ndonjëherë për shkak të hetimeve mbi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Për trazirat e 15 korrikut, autoritetet qeveritare fajësojnë si orkestrues klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, mbështetësit e të cilit po spastrohen nga çdo “qelizë” e administratës, drejtësisë, arsimit, sportit, e tashmë edhe nga shkenca.

Shumë persona janë arrestuar pas bastisjes në Këshillin e Kërkimeve Shkencore e Teknologjike të Turqisë, (Tubitak), bën të ditur “NTV”, edhe pse nuk konfirmohet ende numri i tyre.

Qeveria turke tha se përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti është orkestruar nga ndjekësit e Fethullah Gulenit, ish-aleati më i ngushtë tashmë armik i betuar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara.

Gulen i mohon këto akuza, madje edhe e ka dënuar tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një pjesë e vogël e ushtrisë.

Share This Article
1 Comment
  • ky paska shku për lesh,por nuk po e kuptoj se si e mbështet një pjesë e turqve?!të jenë kaq të verbër??
    sidoqoftë frika bën të sajën!!
    ky nuk e ka problem të fillojë një luftë civile!kësaj i trëmben turqit,jo fuqis së tij!!
    gabim i madh!koha do ta tregojë se ky ka për ta përkeqsuar gjëndjen gjithnjë e më shumë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *