Turqi, dorëhiqet ministri i Brendshëm

Elton Tafaruci

Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm, ka njoftuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Efkan Ala.

Mbrëmë në orën 19.30 Kryeministri Jëlldërëm u prit në takim nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në rezidencën presidenciale.

Takimi mes Presidentit Erdoan dhe Kryeministrit Jëlldërëm përfundoi në orën 20.00, pas të cilit Kryeministri bëri një deklaratë të shkurtër.

Kryeministri Jëlldërëm njoftoi se në vendin e Ministrit të Brendshëm Efkan Ala është emëruar Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu), ndërsa në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale është emëruar zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe deputeti i qytetit Bursa, Mehmet Myezinollu (Mehmet Müezzinoğlu).

Duke falënderuar për shërbimet e kryera Efkan Ala-n i cili, Kryeministri Jëlldërëm u uroj suksese në detyrën e tyre ministrave të sapoemëruar./TRT/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *