Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e shtunë në provincën e Manisës, në Turqi.
Çifti i bashkëshortëve Mehmet dhe Zeyneyp Kaya kanë debatuar ashpër me autorin e krimit rreth orës 15:30, vetëm kur më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën nga beli, duke i qëlluar me plumba në kokë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, por as burri e as gruaja nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.
Ndërkohë, autori i krimit ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, dhe për këtë arsye, policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi.
s.a/dita
