Sot është dita e Rexhep Taip Erdogan. Presidenti i zgjedhur për herë të parë nga populli, do të betohet sot zyrtarisht si kreu i ri i shtetit pas 12 viteve në krye të qeverisë së Ankarasë.
Që në fjalimin e parë pas fitores, Erdogan u zotua se do t’i japë më shumë fuqi dhe pushtet postit të presidentit, i cili deri më tani ka qënë thjesht një post ceremonial.
Këtë zotim të tijin, kritikët e kanë parë si një lëvizje që do ti japë atij autoritetet të padiskutueshëm.
Ministri aktual i jashtëm, Ahmet Davutoglu, pritet të emërohet kryeministri i ri i vendit, pasi u zgjodh kryetar i partisë qeverisëse, AKP-së.
Sipas kushtetutës së Turqisë, Erdogan duhet ti ndërpresë menjëherë të gjitha lidhjet e tij me partinë që drejtoi për vite me radhë, sapo të betohet si president. Madje në kongresin e partisë AKP një ditë më parë, Erdogan mbajti edhe fjalimin e fundit si lider i saj, ku tha:
“Ajo që po ndryshon sot, është forma dhe jo thelbi. Misioni i partisë së saj, synimet e saj dhe idealet nuk do të ndryshojnë”.
Por në fjalën e tij, presidenti i ri i vendit tha se Turqia ka nevojë të menjëhershme për një kushtetutë të re, duke lënë të kuptohet se ky do të jetë ndryshimi i parë ndër shumë të tjera, menjëherë sapo ai të ulet sot në karrigen e presidentit.
Në ceremoninë e sotme e inaugurimit do të jenë dhjetëra krerë shtetesh e zyrtarë të lartë.
Por në të do të mungojë presidenti amerikan i cili ka dërguar një përfaqësi të ambasadës së saj në Ankara si dhe asnjë lider i Europës Perëndimore, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes Turqisë dhe perëndimit përgjatë viteve të fundit janë përkeqësuar.
Rexhep Taip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale në fillim të këtij muaji, pasi siguroi 52% të votave që në raundin e parë.

Urime zotit Erdogan, ishe kryeminister, u bere president, tani je demokrat tamam, prandaj vishe zonjen me ferexhe dhe vishu vete me çallme e tollagan sepse vetem Saliramshpellari te ka zili ne keto ane!