Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë me dije se një prej dy të burgosurve që ishin arrestuar në fillim të këtij muajit me akuzat për spiunazh në favor të Emirateve të Bashkuara kishte vrarë veten në qeli, duke u vetëvarur.
Sipas po të njëjtës deklaratë për mediat, dy të arrestuarit (në foto) kishin pohuar se spiunonin shtetasit arabë në vend dhe se ishin në Turqi për të ndërtuar një strukturë spiunazhi.
Rasti hetimor u bë i famshëm pasi disa zyrtarë pretenduan se dy të dyshuarit kishin lidhje me rastin e vrasjes së gazetarit saudit Kashogi.
Ashtu si mediat ndërkombëtare që raportuan rastin vërejnë, ka një shtim të paprecedent të të ashtuquajturave ‘vetvrasje’në burgjet e Turqisë – raporton Dita.
Nga ana tjetër, kjo ngjarje pritet të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Emirateve, i cili është edhe një aleat i ngushtë i Arabisë Saudite.
Marrëdheniet e Turqisë me Emiratet e Bashkuara kanë qenë të tendosura edhe më parë, për shkak se këto të fundit iu bashkuan Arabisë Saudite në embargon ndaj aletit turk, Katarit.
Duket se vitet e fundit Turqia nuk është tërhequr aspak të përkeqësojë marrëdhëniet e veta me aleatët e vjetër dhe politikisht të domosdoshëm, si Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi, shumicës së vendeve të gadishullit arab.
e.ll. / dita
