Turqi – Jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret

Dita
Nënsekretari i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan ka dhënë dorëheqjen nga detyra për të kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 7 qershorit.

Kërkesën e dorëheqjes, e vlefshme pas datës 10 shkurt 2015, Hakan Fidan ia dorëzoi institucionit të Kryeministrisë.

Njoftohet se kërkesa e Fidanit është pranuar nga Kryeministri Ahmet Davutollu.

Që nga data 25 maj 2010 e këtej Hakan Fidan ka qenë në postin e Nënsekretarit të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT).

Sipas kalendarit zgjedhor që ka publikuar Këshilli i Lartë Zgjedhor në Turqi punonjësit e administratës publike që duan të marrin pjesë në garën zgjedhore për deputet në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 7 qershor duhet ti lënë postet që mbajnë momentalisht e shumta deri në datën 10 shkurt 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *