Turqi, lirohen katër persona nga operacioni i djeshëm

Dita

Pas arrestimit të 27 të dyshuarve në operacionin e djeshëm të policisë turke në 13 krahina, agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), lajmëron se janë liruar katër prej tyre.

Personat e liruar janë Elif Yilmaz, Ebru Senvardar dhe Naci Celik Berksoy, të cilët punonin në serialin e njohur “Tek Turkiye” si dhe Makbule Çam Elamdag, skenariste e një seriali televiziv e cila transmetohej në TV Samanyolu, e cila dyshohet se ka lidhje me predikuesin fetar Fetullah Gulen.

Kryeprokurori i Stambollit, Hadi Salihoglu, deklaroi dje se kishte urdhëruar arrestimin e 31 të dyshuarve me akuzën e falsifikimit, dëshmive të depozituara dhe themelimin e organizatës kriminale kundër sovranitetit të shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *