Turqi, mbyten 12 migrantë sirianë

Saimir Lleshi

Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen në brigjet turke, pasi varka e tyre u përmbys.

Ky është bilanci më i ri i viktimave në radhët e migrantëve sirianë që largohen nga vendi i prekur nga lufta. Mediet turke kanë njoftuar se anija e përmbytur kishte mbi 50 migrantë ndërsa ishte nisur për në ishullin grek Lesbos.

Nga ngjarja, 28 persona arritën të mbijetojnë, ndërsa dyshohet edhe për 10 të tjetër të zhdukur.

Turqia, e cila është shtëpi për rreth 2.2 milionë refugjatë si rezultat i luftës civile në Siri, është bërë një qendër për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë, shumë nga të cilët paguajnë shuma të mëdha parashë për kontrabandistët, në mënyrë që t’i bartin deri në vendet evropiane. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *