Në sulmin me bombë i ndërmarrë nga terroristët e PKK-së ndaj ekipeve të policisë në qarkun Baglar të qytetit juglindor të Turqisë, Diyarbakir kanë humbur jetën 3 persona ndërsa janë plagosur 22 persona, në mesin e të cilëve gjenden e edhe punonjës të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve shpërthimi është shkaktuar nga një auto-bombë nga pjesëtarët e organizatës terroriste të PKK-së. Në shpërthim ishin lënduar 25 persona ndër të cilët edhe punonjës të policisë.
Të plagosurit janë transferuar në spitale të ndryshme të qytetit nga ana e ekipeve të ndihmës së shpejtë. Tre nga të plagosurit humbën jetën gjatë dërgimit të tyre në spital.
Shpërthimi ndodhi pranë një shkolle dhe lokali.
– Lëshimi i nxënësve 2 orë më parë e parandaloi që të zmadhohet fatkeqësia.
Njoftohet se lëshimi i nxënësve 2 orë më parë nga shkolla ka parandaluar që të zmadhohet fatkeqësia.
Nga shpërthimi janë dëmtuar disa ndërtesa përreth.
Hetimi vazhdon nga ana e policëve në vendngjarje, ndërsa bulevardi në të cilën ndodhi sulmi u mbyll.
Nga ana tjetër forcat e sigurisë kanë nisur operacion për të kapur terroristët.
