Turqi, përfundon greva e urisë e suportuesve të Ocalanit

Edona Llukacaj

Një numër i konsiderueshëm politikanësh dhe mijëra të burgosur në Turqi i kanë dhënë fund grevës së urisë të djelën, pas kërkesës së liderit kurd Abdullah Ocalan për ta bërë këtë, bën më dije Dita, duke cituar mediat turke.

Ocalan, i njohur në Turqi dhe rajon si “Apo” është lideri historik i grupit terrorist PKK, që kërkonte pavarsinë e Kurdistanit në mënyrë të armatosur.  Ocalani u pat burgosur në vitin 1999, dhe 8 vitet e fundit iu pat mohuar e drejta për të takuar familjarët dhe avokatët nga drejtësia turke, me idenë se ai vazhdonte ta udhëhiqte grupin terrorist nga burgu me urdhërat që jepte nepërmes tyre.

Greva e urisë u fillua nga deputetja kurde Leyla Guven rreth 6 muaj më parë. Shumë të burgsur dhe përfaqësus të partisë demokratike kurde (HDP) iu bashkuan asaj. Greva e urisë synonte që Ocalanit t’i lejohej të takonte familjen dhe avokatët e tij në burgun në ishull, ku po vuan dënimin përjetë.

Kjo e drejtë iu ridha Ocalanit më 2 maj dhe ai, me një letër të lexuar nga avokatët e tij këtë të djelë në një konferencë për shtyp kërkoi që greva të mbaronte, pasi qëllimi ishte arritur.

Vendimi i 2 majit u prit me festime para gjykatës.

Disa ekspertë të politikave të rajonit janë të mendimit se kjo e drejtë që po i rijepet Ocalanit është një mënyrë për të theksuar karakterin demokratik të Turqisë në botë pas vendosjes për rivotim në Stamboll. Kjo shihet, gjithashtu, si një mënyrë për të afruar votuesit me origjinë kurde me AKP-në e presidentit Erdogan.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *