Turqi, përmbyset autobuzi me turistë, 25 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Leda Hysa

Një autobus me turistë polakë, rusë dhe norvegjez, ka dalë nga rruga dje në mbrëmje dhe është përmbysur në bregdetin mesdhetar të Turqisë, duke shkaktuar të paktën plagosjen e 25 personave.

Incidenti ndodhi pranë vendpushimit të Kemer, në provincën e Antalias, i cili është shumë i popullarizuar nga turistë rusë, ata nga Europa Lindore dhe nga vendet skandinave.

Sipas raportimeve të medias lokale, shumica e të lënduarve, të transportuar tashmë në spitale të ndryshme në zonë, janë polakë.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit janë aktualisht të panjohura.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *