Turqi, qeveria mbyll më shumë se 130 media

Elton Tafaruci

Më shumë se 130 media janë mbyllur të mërkurën me një vendim nga qeveria turke.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se janë mbyllur 3 agjenci lajmesh, 23 radio, 15 kanale televizive, 45 gazeta, 15 revista dhe 29 agjenci botuese dhe shpërndarëse.

Po dje, qeveria turke ka vendosur që të përjashtojë nga ushtria 1,684 ushtarakë, nga të cilët 149 gjeneralë dhe admiralë dhe gati gjysma oficerë të rangut të lartë të ushtrisë në vend.

Përjashtimet e tyre ishin parashikuar edhe më herët nga qeveria, e cila priste të merrte një vendim të vështirë gjatë verës por tashmë duket se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Presidenti i ka hapur rrugë vendimeve të tilla.

Madje, Turqia po planifikon të mbyllë edhe shumë shkolla ushtarake në vend. Sipas dekretit, do të dëbohen të gjithë kadetët ushtarakë nga shkollat e mesme ushtarake dhe nxënësit mund të vazhdojnë shkollat normale publike.

Gjatë ditës së djeshme, qeveria turke urdhëroi arrestimin e 47 gazetarëve të gazetës më të madhe opozitare të mbyllur pak muaj më parë, “Zaman”.

Një ish-gazetar i “Zaman” i tha tv shtetëror rus RT se gjendja e jashtëzakonshme i lejon qeverisë të godasë çdo gazetar dhe t’i çojë ata në burg pavarësisht mungesës së çdo dëshmie se mund të jenë fajtor.

Më shumë se 15 mijë njerëz janë arrestuar që pas datës 15 korrik në Turqi. Numri i zyrtarëve është 8,113, të cilët po qëndrojnë në qelitë e paraburgimit në pritje të gjykimit.

Share This Article
4 Comments
  • arben turku çfar mendimi ka për këto ndodhi të vogla që po ndodhin tuqi??
    a mendon se do të arrestohen akom të tjerë??
    sidoqoftë burgjet nuk do të mbipopullohen!!këta janë të mënçur,do të rivendosin dënimin me vdekje!!
    do të mbipopullohen varrezat!!
    o turku arben,sa përqind do të fitojë erdyqoni në zgjedhjet e tjera??
    a thu që popullariteti i tij ti sjellë një fitore pre 175%??

  • GJITHSEJ NE TURQI SOT PUNOJNE 13,000 MEDIA,

    CUDI, PERSE NUK E THOTE KETE PSEUDOARTIKULLI??????!!!!!!!!

    TE GJITHA MASAT JANE TE JUSTIFIKUARA, NDRYSHE TURQIA DO TE BEHET SI PUNA E SIRISE.

    PERPARA ERDOAN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *