Turqi, skandal pedofilie në kampin e refugjatëve në Nizip

redaktor

Rreth 30 refugjatë të vegjël, të moshës mes 8 dhe 12 vjeç, kanë pësuar abuzime seksuale nga një punonjës pastrimi në kampin e refugjatëve të Nizipit, në provincën juglindore turke të Gaziantepit.

Skandali është denoncuar nga gazeta e përditshme “Birgun”, sipas të cilës, pedofili ka rrëfyer për abuzimet e kryera, të nisura në shtatorin e shkuar dhe që kanë zgjatur rreth 3 muaj.

Kampi i Nizipit, mund të presë deri në 14 mijë persona dhe drejtohet nga “Afad”, autoriteti qeverisës turk, që kujdeset për emergjencat, e cila, sipas akuzave ka injoruar denoncimin e prindërve të 8 vogëlushëve të abuzuar. Shumë prindër të tjerë, kanë pranuar se nuk kanë denoncuar duke pasur frikë se mund të dëbohen apo të humbasin të drejtën e tyre për të kërkuar azil në Turqi.

Pedofili i mundshëm, ka abuzuar me fëmijët duke i dërguar në banjë, në lavanderi dhe në zona të tjera të kampit jo të kontrolluara nga kamerat e sigurisë. Të vegjëlve, sipas hetimeve, ai u ka ofruar shumë të vogla në para, deri maksimumi në 5 lira turke (rreth 1.5 euro). Skandali është zbuluar edhe falë hetimeve të bëra nga disa ushtarë që ruanin kampin, të cilët kanë dyshuar mbi sjelljen e burrit. Ky i fundit tashmë është në gjendje arresti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *