Turqi, urdhër-arreste për 146 akademikë

Elton Tafaruci

Prokuroria turke nxorri sot mandate arresit kundër 146 universitarëve, kryesishtë në qytetin e Stambollit dhe Konya-s (qendër), për lidhje të mundshme me Fethullah Gulen, i akuzuar se është truri i puçit të dështuar në Turqi, njoftoi media lokale.

Këto mandat-arresti janë nxjerrë kundër 84 universitarëve, kryesisht në Konya dhe 62 të tjerëve në Universitetin e Stambollit.

Të paktën 44 universitarë janë vënë në paraburgim në Universitetin e Stambollit dhe 29 të tjerë në Konya në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në 17 provinca të vendit, theksojnë agjencitë e lajmeve Anadoll dhe Dogan.

 

Qeveria turke, ka vendosur të djegë rreth 672 libra, revista dhe gazeta që sipas saj i përkasin Fetos.

Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, ndërsa titujt në fjalë janë nëpër bibliotekat publike në vend. Për vendimin janë njoftuar 81 guvernator në të gjithë vendin.

Në listë përfshihen edhe shumë botime shkencore dhe për këtë, vendimi u është dërguar edhe universiteteve.

Urdhëri i është dërguar Bibliotekës Kombëtare në Ankara, 1,121 bibliotekave popullore, 559 bibliotekave universitare dhe 27,948 bibliotekave tjera, ndërsa mes tjerash kërkohet të mblidhen edhe revistat për fëmijë si Revista për fëmijë Biçikleta, Gonxha, etj, shkruan gazeta opozitare turke Sozcu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *