Pas rrëzimit të avionit rus nga shteti turk, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë janë në kulmin e mosmarrëveshjeve. Pas deklaratës së Vladimir Putin se, Turqia do të marrë përgjigjen e merituar, mediet nuk përjashtojnë mundësinë për një konflikt ushtarak mes tyre.
Turqia ndërkohë i ka bërë thirrje urgjente NATO-s për një mbledhje “sqarimi” pas incidentit. Rusia reagoi duke thënë se Turqia do të vërë edhe NATO-n në shërbim të ISIS. Por cilat janë fuqitë ushtarake të këtyre dy shteteve? Ja disa të dhëna mbi armatimet dhe fuqinë ushtarake të Rusisë dhe Turqisë:
Rusia
Popullsia: 142,4 milionë banorë
Njerëz të gatshëm për luftë: 46,8 milionë
Ushtarë aktivë: 766 mijë
Rezervistë: 2,485 milionë
Tanke: 15 mijë e 398
Mjete të blinduara: 31 mijë e 298
Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 3 mijë e 793
Avionë: 3 mijë e 429
Helikopterë: 1 mijë e 120
Flota detare: 352 njësi
Buxheti i ushtrisë: 60 miliardë dollarë
Turqia
Popullsia: 81,6 milionë banorë
Njerëz të gatshëm për luftë: 35 milionë
Ushtarë aktivë: 410 mijë
Rezervistë: 185 mijë
Tanke: 3 mijë e 778
Mjete të blinduara: 7 mijë e 550
Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 811
Avionë: 1 mijë e 20
Helikopterë: 443
Flota detare: 115 njësi
Buxheti i ushtrisë: 18 miliardë dollarë
