Të paktën 50 persona janë arrestuar nga policia turke, të dyshuar si të lidhur me Shtetin Islamik.
Operacionet e gjera u ndërmorën mëngjesin e sotëm në 17 rajone të ndryshme të vendit.
Agjencia e lajmeve turke “Anadolu”, shkruan se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të huaj dhe po udhëtonin në drejtim të Sirisë dhe Irakut.
Ata kishin mbërritur në Turqi kohët e fundit, ndërsa ishin vënë nën monitorim. Javën e kaluar, nga dy sulme vetëvrasëse me bomba kundër një tubimi paqësor në Ankara, janë vrarë 98 persona.
Qeveria turke ka akuzuar vazhdimisht IS-in për shpërthimin, por ende nuk ka një raport përfundimtar për hetimet. /Dita/
