Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me klerikun fetar, Fethuallah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016.
Policia tha se operacioni është kryer me urdhër të prokurorit të Stambollit. Të enjten, ndërkaq, u arrestuan mbi 80 pjesëtarë të forcës ajrore, nën të njëjtat akuza.
Turqia ka arrestuar mbi 160,000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër të shërbyesve civilë që nga puçi i dështuar.
Prej tyre, mbi 50,000 janë akuzuar formalisht dhe mbahen në burg. Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për këtë përndjekje.
Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon atë për të heshtur zërat kritikë.
Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.
o.j/dita
