Turqia bllokon Twitter, Facebook dhe YouTube për këtë foto të prokurorit të vrarë

redaktor

Turqia ka bllokuar hyrjen në Twitter, Facebook dhe YouTube.

Vendimi ka ardhur pas publikimit në rrjete sociale të kësaj fotografie të prokurorit Mehmet Silim Kiraz të marrë peng dhe më pas të vrarë nga brigadistët e DHKP-C të martën e kaluar.

Lajmi bëhet publik nga Hurriyet online që posedon edhe shkresën përkatëse të vendimit.

Është deri më sot masa më e ashpër e marrë ndonjëherë nga autoritetet turke.

Pas ankesave të përdoruesve një zëdhënës i Acess Providers Association pranoi që ka marrë urdhër me shkrim për të bllokuar hyrjen në rrjete sociale dhe në 166 faqe online që kanë publikuar foton e prokurorit të marrë peng / DITA

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Jo. Ato jane bllokuar nga erdogan per te ndaluar mediat sociale qe te nxjerrin vjedhjet dhe ndyresite e familjes se tij pak jave para zgejdhjeve te pergjithshme.

    Kjo foto eshte thjesht justifikim. Ai kiontrollon te gjithe median e shkruar dhe audiovizive, [por nuk kontrollonte dot mediat sociale. Ka gjet justifikimin me kete foto per te nxjerre je vendim nga gjykata qe e kontrolloin serish vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *