Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu, e nisi vizitën e tij dyditore në Shqipëri me një takim me homologun e tij Ditmir Bushati. Menjëherë pas takimit dy kryediplomatët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku bënë të ditur se në qendër të bisedës mes tyre ishte institucionalizimi i dialogut dhe intensifikimi i bashkëpunimit shumëdimensional shqiptaro-turk, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi zhvillimet rajonale, dhe bashkëpunimi në kuadër të organizmave shumëpalëshe.
Ministri i jashtëm Davutoglu theksoi rëndësinë që Turqia i kushton bashkëpunimit me Shqipërinë, duke shtuar se në kuadër të këtij partneriteti do të zhvillohen edhe mbledhje të përbashkëta mes qeverive të dy vendeve, të kryesuara nga dy kryeministrat, Rama dhe Erdogan.
“Biseduam për hartimin e dokumentit të partneritetit strategjik dhe në të ardhmen do të hidhen hapa në këtë drejtim. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për ne dhe parashikon dhe mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive. Kjo tregon rëndësinë që i kushtojmë”- deklaroi ministri turk.
Më tej kryediplomati Davutoglu theksoi se miqësia mes dy vendeve ka qene e qëndrueshme, duke shprehur bindjen se do të vazhdojë të fuqizohet edhe më shumë në të ardhmen. Për ministrin Davutoglu, “suksesi i Shqipërisë është edhe suksesi i Turqisë”.
“Shqipëria është në transformim të vazhdueshëm, gjithçka është në ndryshim, në transformim, urojmë që kjo të vazhdojë. Çdo suksesi Shqipërisë në të njëjtën kohë është sukses edhe për ne. Shqipëria do të ketë gjithmonë përkrahjen e Turqisë për të luajtur një rol më të rëndësishëm në rajon dhe në botë. Gjithmonë jemi bashkë me njëri tjetrin. Flamujt e dy vendeve do jenë gjithmonë së bashku.”- tha ministri turk.
Marredheniet vellazerore kerkojne recirocitet. Pse nuk kekrohet partneritet ne fushen e arsimit dhe kultures. Turqia ka deri universitet pa asnje turk ne Shqiperi, ndersa Turqia nuk ka asnje shkolle fillore per 6 milione shqiptare.
A perfshijne marredheniet strategjike njohjen e te drejtave kulturore per 6 milione shqiptaret e Turqise. A nenkuptojne marredheniet strategjike partneritet ne marredheniet turko-shqiptare. A vlen shqiptarizmi yne sa turqizmi i Dautoglu. Pse Turqia nuk le gure pa levizur per njohjen e minoritetit etnik per 20 mije turq te Kosoves dhe ua mohon kete te drejte 6 milione shqiptareve. Pse vlen nje turk me shume se 300 shqiptare. Ne po kerkojme qe te pakten te vleje barabar.
Shume mire thua _-Duhet te kete reciprocitet ne maredheniet me Turqine
Qeveria jone duhet te kerkoje hapjen e shkolave shqipe ne Turqi per miliona shqiptare qe jetojne atje …..
Fati i shqiperise eshte i lidhur ngushtesisht me ate te Turqise.Ne jemi si vellezerit Siamez, kur semuret njeri teshtin tjetri.!
problemi FATALE per shqiperine eshte se po i kopjone e praktikon politikat e vendeve te dalura nga LUFTA si te bosnies e kosoves ku kure te IKE KFRORI per 1nje jave DITE JU VDES PAMVARSIA…..SHQIPERIJA duhet te praktikoje politika e diplomaci si shtetet EVROPIANE e shtetet qe jane te PAMVARURA qe 100 vite,e JO si nje PROVANCE me STATUS te pa RREGULLUAR e te PRANUARE nga te gjitha shtetet e GLOBITE.ase nje milimeter shqiprija nuk guxone te DEVIJOJE nga politikat evropiane,pra te beje politika me TURQIN si bejne SHTETET EVROPIANE ,e JO po si te ishte gjdoher KOLONI OSMANE.turku i zi ka ardhe ne shqiperi me te njetin MODEL POLITIKE MASHTRIMI si me KOSOVEN.ku se pari do ti FUQIZOJE IMAMAT e XHAMIJAVE e bashksin islame te shqipris do ta beje AUTONOME ku do jet nje parlamente i pamvarur turk dhe po kjo BASHKSI ISLAME TURKO-ARRNAUTE do te TURQINIZOJE SHQIPRINE.