Turqia dënon me burgim të përjetshëm 6 gazetarë

Leda Hysa

Gjashtë gazetarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Turqi për ndihmë në planifikimin e grushtit të dështuar të shtetit.

Ahmet Altan, vëllai i tij Mehmet Altan dhe katër gazetar të tjerë, kohë më parë ishin dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të lidhjes së dyshuar me rrjetin e imamit mysliman Fetulah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar në këtë vend.

Mehmet Altan në qershor ishte liruar nga burgu, por sot edhe atij i është ri-dhënë dënimi, pasi gjykata penale e ka hedhur poshtë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij.

Reuters shkruan se të gjashtë gazetarët do të vuajnë dënimin me  burgim të përjetshëm, çka nënkupton se nuk kanë të drejtë për lirim me kusht dhe se për ta nuk do të vlejnë vendimet e ardhshme për amnisti.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *