Turqia ka dislokuar njësitë e saj të këmbësorisë të pajisura me armë të rënda në periferi të Mosulit, qytet në pjesën qendrore të Irakut, i cili është nën pushtetin e Shtetit Islamik që nga korriku i vitit 2014. Lajmin e bëjnë të ditur burime vendase, sipas të cilave bëhet fjalë për tri njësi ushtarake të pajisura me armatim të rëndë.
Në këtë mënyrë, forcat tokësore turke po përgatiten për të mbështetur koalicionin ndërkombëtar në ofensivën për të rimarrë Mosulin.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së qeverisë federale të Mosulit në lidhje me këtë zhvillim.
Bagdadi: Akt armiqësor çdo dislokim i forcave tokësore
Ditën e djeshme, zyra e shtypit të kryeministrit Haider al Abadi shpërndau një deklaratë shtypi, me anë të së cilës konfirmon qëndrimin e prerë dhe kategorik për të refuzuar çdo dhunim të sovranitetit të vendit. Në deklaratë thuhej se Bagdadi “do të cilësojë akt armiqësor çdo hyrje të forcave tokësore në territorin e tij” dhe do t’i përgjigjet me veprime që do të kenë pasoja.
Tensioni mes Moskës dhe Ankarasë është rritur pas akuzave të Rusisë ndaj Turqisë, të cilën e akuzon se blen naftë nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri.
Ditët e fundit, ministri i Naftës në Irak i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të hapur një hetim zyrtar mbi kontrabandën e naftës nga ana e Shtetit Islamik në territorin irakian.

Turqia do sulmoje kurdet.
Kurdet do te fitojne lirine!
Dueli do te jete I forte. Kurtet jan vetem palla
Putini, kete do……Erdogani sulltan po i ve flaken Turqise…..
_
Tani qe vllaznit Turq jane ne lufte, le ti bashkohen edhe sunitet Shqipfoles qe spaten mundesi te shkonin ne Siri te luftonin ne krah te Muhaxherit e ISIS.
_
Ballistit duhet te lejohet te shkoje ne Siri me flamurin ZI e Kuq,
Turqia ska nevojë ti qajnë hallin Sllavo Rusët e forumit se i varen koqet.
Çdo gjë e ben në konsultim me Amerikën.