Të dhënat flasin qartë: Në tre vitet e fundit 181 mijë nuse turke kanë qenë nën 16 vjeç. Vetëm në 2012-ën, 20 mijë familje kanë paraqitur në gjendjen civile dokumentet për të martuar vajzat e tyre minorene. Shifra impresionuese u shfaqën gjatë një konference që u zhvillua pak ditë më parë në Izmir, në bregdetin e Egjeut, ku morën pjesë personalitete akademike dhe avokatë të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut: Sipas gazetës Hurriyet, në fakt, shumë martesa zhvillohen në xhami me një ceremoni fetare, që nuk njihet nga ligji turk, i cili pranon vetëm martesën civile, dhe kështu nuk janë regjistruar fare.
Për fatin e tyre, natyrisht që nuk vendosin vajzat, por familjet e tyre që shpesh i japin për nuse që në vegjëli nga prindërit, e tyre të etur për të krijuar lidhje me familje më të pasura, apo në nivel shoqëror më të ngritur apo thjesht për të siguruar një të ardhme pasardhëseve të tyre femra, që për shkak të gjinisë nisin më në disavantazh se sa meshkujt. Praktika përdoret sidomos në juglindje të vendit, me shumicë kurde, ku ka një strukturë sociale të përfaqësuar në mënyrë rigoroze nga fiset (klanet) dhe ku martesa konsiderohet një mundësi për një aleancë me një fis më të rëndësishëm. Nuseve të mitura praktikisht u ndalohet të zgjedhin si të jetojnë.
Shumë prej tyre braktisin shkollën pas ciklit të parë të studimeve. “97% e braktisjeve të shkollës përbëhet nga femrat”, shpjegon Nuriye Kadar, avokat i specializuar në tutelën e të drejtave të njeriut dhe një nga organizatorët e konferencës. Një fat mizor që shpesh rezulton tragjik. Të rejat janë shpesh viktima të abuzimeve fizike dhe psikologjike nga ana e familjeve të tyre. Për to pranimi i dëshirës së prindërve është një zgjedhje pa alternativë. Konferenca ka evidentuar të dhëna shqetësuese që kanë të bëjnë me shëndetin. Vdekja gjatë lindjes, apo për shkak të patologjive të lidhura me shtatzëninë është mjaft e shpeshtë mes vajzave nga 15-19 vjeç. “Martesa me forcë duhet të dënohet me ligj”, shpjegon Mustafa Ruhan Erdem, profesor i të drejtës. “Në Turqi martesat mes të miturve nuk identifikohen si një krim”.
Martesa në moshë të vogël është një nga plagët më të vështira për t’u shëruar në shoqërinë turke, sepse në shumë raste rezulton në “krim për nder”, pra vrasja e nuses nëse diçka shkon keq. E reja bëhet praktikisht peng i familjes që e mirëpret në shtëpi. Virgjëria e nuses është një kusht absolut, ashtu si dhe aftësia për të lindur fëmijë. Qeveria është akuzuar disa herë se nuk ka bërë sa duhet për të dekurajuar këtë traditë dhe mbi të gjitha që nuk ka vepruar me vendosmëri për të afruar më shumë me arsimin apo punën mijëra femrat që ende jetojnë sot në një gjendje gjysmë-segregacioni.
Por ka një tjetër aspekt që ka kontribuar në shtimin e këtij fenomeni dramatik në Turqi. Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) zbuloi se në Turqi gjatë katër viteve të fundit kanë ardhur mijëra vajzave në moshë për martesë mes 13 – 20 vjeçe nga Siria dhe Iraku. Shumë vajza siriane apo irakian martohen nga dëshpërimi. Për të marrë një shtetësi që do të thotë shpëtim dhe për të ndihmuar familjen e tyre të origjinës për të konsoliduar marrëdhëniet me vendin e gjysmëhënës. /DITA

Dhe cna lidh ne shqiptareve me moshen kur martohen turket ,
nderkoh qe mijra femije shqiptare ,te ngujuar ,rrugeve ,jetime ,pa shtepi etj etj etj
Probleme qe ne nji far menyre medja jone sduhet ti kaloje ne harrese e te preokupohet per boten e huaj .
Pastaj kjo ne Foto nuk mundet me qen turke aspak ,
sepse turket kane tipare te tjera si arabe,
kjo duket si shqiptare nga Mirdita loool .
TURQIA ESHTE VEND ME SHTRIRJE TE MADHE DHE KA LLOJ LLOJ POPULLSISH BRENDA.
Ja dhe historiani shpelles nuk vonoj te sqaroj miletin mbi shtrirjen e tyrrqis
dhe rracen e dhime te surratit Turko-arabeve
shif jevgjitet e Brakes dhe Getto -bathoret
edhe qent e pedeve jan shume te ngjashem