Turqia dhe Rusia bien dakord për të mbajtur larg kurdët

Ornela

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për atë që thonë se është një marrëveshje historike që ka si qëllim mbajtjen e forcave kurde larg kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Kjo vjen gjatë një pauze në ofensivën e Turqisë për dëbimin e forcave kurde, me qëllim krijimin e një zonë të sigurt në rajon. Sipas marrëveshjes, forcat siriane dhe ruse do të mbikëqyrin menjëherë tërheqjen e forcave kurde.

Nuk ka një koment nga luftëtarët kurdë për momentin, të cilët Turqia i konsideron si terroristë.

Marrëveshja planifikon patrullime të përbashkëta turko-ruse përgjatë kufirit, javën e ardhshme. Ajo u njoftua pas gjashtë orësh bisedime të martën mes presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe atij rus, Vladimir Putin në resortin e Sochit në detin e zi.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA duhet të skadonte mbrëmjen e të martës dhe Turqia kishte kërcënuar se do të rifillonte ofensivën kundër luftëtarëve kurdë.

Por, pas marrëveshjes në Moskë, Ankaraja tha se nuk kishte më nevojë për ndërhyrje. Ofensiva turke nisi pasi SHBA njoftoi tërheqjen e papritur të trupave të saj nga Siria Veriore. Trupat amerikane kanë mbështetur luftëtarët kurdë që kanë qenë aleatë në luftën kundër shtetit islamik në rajon.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Amerika i shiti kurdet.Trump,je legen!
    Rusia dhe Turqia bejne marreveshje per te masakryar popujt autoktone.
    Ashtu si benin ne shekuj marreveshje te fshehta per copetimin e trojeve shqiptare

  • Te shtypurit shtypen edhe me shume. Kurdet e mjere kishin shpresa se me ne fund po u vinte dita qe edhe populli I tyre te behej me shtet me vete qe e kane enderruar dhe luftuar per te, por edhe kdte radhe, te pafate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *