Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Bote

Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën

anazapta
Published February 9, 2013
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, İsmet Yılmaz. Në takim është biseduar për bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë, për thellimin e këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë në mbështetje të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Kryeministri Thaçi vlerësoi lart marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke shtuar se vendi mik, Turqia, ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas saj, kryeministri Thaçi ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, İsmet Yılmaz për përkrahjen që qeveria e Turqisë i ka dhënë Forcës së Sigurisë të Kosovës, që nga themelimi i saj dhe tani në vazhdimësi.

Nga ana tjetër, Ministri turk Yılmaz ka ripërsëritur qëndrimin zyrtar të qeverisë së Turqisë në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe ka premtuar se Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit e Aleancës Veriatlantike të NATO-s. / Kosovapress

anazapta February 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?