Rusia do të furnizojë Turqinë me katër divizione të raketave ajrore S-400 nën një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh, në kuadër të një marrëveshjeje që është drejt finalizimit.
Turqia është vendi i parë anëtar i NATO-s që do të blejë sistemin e avancuar të raketave ruse S-400, edhe pse armatimet e Rusisë nuk mund të pranohen e as të integrohen në ushtrinë e NATO-s.
Lajmin e bëri të ditur kreu i korporatës shtetërore ruse “Romstec” Zyrtari Sergei Chemezov deklaroi në një intervistë për mediat se ministri rus i financave dhe homologu i tij turk kishin përfunduar bisedimet mbi financimin e marrëveshjes. Dokumentet finale duhen vetëm të miratohen, tha Chemezov.
Ai deklaroi se Turqia do ti paguajë fillimisht Rusisë 45 përqind të kostos, e më pas do të përfitojë hua nga Kremlini për të mbuluar 55 përqindëshin e mbetur. Moska pritet të fillojë furnizimet e para në mars të 2020, tha zyrtari rus.
Marrëveshja ka shkaktuar shqetësim dhe zemërim në vendet Perëndimore, për shkak se Turqia është anëtare e NATO-s dhe ky veprim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore janë të tensionuara.

Le te shkoje tek Putini edhe Edi Rama pas Sulltan Erdoganit per te rinovuar lidhjet e vjetra te Enverit dhe te ringjalle Kohen e Qepes te Partise se Punes,
sepse:
helbete tani qe i futi thiken pas shpine SHBA me votimin e pabesise ne OKB,
I KA DUART TE LIRA.