Të mërkurën, në përvjetorin e 104-t të vrasjes masive të armenëve në Stamboll, Franca e shpalli 24 prillin si “ditën kombëtare të përkujtimit të genocidit armen”.
Shumë qytetarë me origjinë armene e suportues të tyre protestuan në rrugët e Parisit me fotot e intelektualëve të vrarë në këtë masakër.
Masakra e 24 prillit konsiderohet e para e llojit të vet, ndërsa besohet se vrasjet e masakrat ndaj armenëve të Perandorisë Osmane kanë vazhduar gjatë gjithë luftës së parë botërore – raporton Dita duke cituar media franceze.
Për këtë arsye, Franca ka qenë shteti i parë Europian që i ka konsideruar masakrat ‘genocid’ në vitin 2001.
Turqia e ka kundërshtuar që atëherë me forcë termin ‘genocid’, duke mbrojtur se bëhej fjalë për një luftë civile ku edhe turqit e vrarë ishin të shumtë dhe se ata që pretendonin se kishte dhjetëra mijëra viktima armene fryenin shifrat.
Si çdo vit, edhe këtë prill presidenti Erdogan ka kundërshtuar protestat për armenët.
Ai ka thënë se ata kombe që akuzonin Turqinë për genocid duhet të hidhnin sytë nga e shkuara e vet e përgjakur.
Ai ka akuzuar sërish Francën duke i kujtuar asaj rolin e vet në genocidin e Ruandës në 1994, kur më shumë se 800,000 tutsi u vranë nga hutut në vetëm pak muaj.
Nga ana tjetër, deklarata e Shtëpisë së Bardhë dhe marshimet e Armeno Amerkanëve u adresuan nga një deklaratë zyrtare e ministrisë së jashtme turke.
e.ll. / dita
Ndersa ne te inatosur me Turqine, pse na vrasin e presin greku dhe serbi.
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik