Të flasësh për shndërrimin mbreslënës të Turqisë do të thotë të flasësh për zhvillimin e madh ekonomik që ka patur ky shtet gjatë dhjetëvjecarit të fundit, duke bërë të mundur që gjatë dekadës së ardhshme, nga një fuqi rajonale të shndërrohet në një fuqi botërore me ndikim në ekonominë dhe politikat globale.
Tashmë Turqia nuk është thjeshtë një aleat i bindur i perëndimit, por një lojtar i kësaj aleance, e cila është e detyruar të marrë parasysh edhe interesat gjeopolitike të Turqisë, dhe jo vetëm të përdorë Turqinë për interesat e veta gjeopolitike. Dhe është pikërisht ky ndryshim, që qarqe të caktuara përpiqen ta intimidojnë Turqinë nëpërmjet një propagande që sipas rastit merr ngjyrime dhe intensitet të caktuar.
A është Turqia islamiste, në konotacionin negativ që përpiqet t’i japë propaganda antiturke e anti-islamike?
Jo. Jo sepse Turqia vërtetë është një shtet me shumicë absolute myslimane, por është një shtet laik, nëqoftëse laicitetin e shohim si një ndarje e Fesë nga Shteti si kudo në perëndim, dhe jo si fe më vete apo si antiteizëm. Nëqoftëse në Europë Partitë Demokristiane që bazohen mbi vlerat kristiane, e ruajnë dhe zhvillojnë demokracinë, dhe vajtja e liderëve në kishë konsiderohet cilësi pozitive për ta, atëhere pse Partia AKP e Erdoganit që mbështet në vlerat e islamit, jo në Sheriat (ligji islamik) dhe që liderët e saj shkojnë në xhami e paskan të pamundur të ruajnë e zhvillojnë demokracinë? Faktet tregojnë të kundërtën. Në Turqi demokracia tashmë është bërë e qëndrueshme dhe një mënyrë jetese.
Të mbash pushtetin me zgjedhje të lira dhe duke zbatuar një legjislacion si ai i Bashkimit Europian nuk është tendencë diktatoriale, por mbështetje elektorale e popullore. Por akuzat e “demokratëve” antiturk shkojnë deri atje sa thonë që me heqjen e kompetencave dhe e mundësive ushtrisë dhe gjeneralëve për t’u përzierë në politikë e për të bërë grushte shteti, Erdogan eliminoi gardanian e demokracisë e lacitetit, duke harruar se një shtet ku gardiani është ushtria, demokracia është e vdekur, dhe për këtë ka mjaft prova se ç’janë regjime të tilla.
Shumë herë në qarqe dhe media të caktuara shqiptare, lancohet idea se Turqia po përpiqet të kthejë neo-otomanizmin në Shqipëri e Ballkan dhe të islamizojë shqiptarët.
Por kjo është një propagandë e pastër antiturke dhe anti-islamike. Shqiptarët janë me shumicë myslimane dhe prezenca turke në Shqipëri nuk do të shtojë prezencën e islamit, pasi ai është prezent prej shekujsh.
Nëqoftëse në forma të ndryshme, shtohet influenca e Turqisë në Shqipëri dhe Ballkan, kjo është në favor të shqiptarëve, pasi ndihma e Turqisë është e pakushtëzuar dhe interesat strategjikë të shqiptarëve dhe Turqisë janë të përhershëm dhe të përbashkëta.
Por pikërisht kjo e të tjera bëjnë që qarqe antishqiptare të sulmojnë në mënyra të tërthorta e të hapura, zhvillimin dhe intesifikimin e marrëdhenieve ekonomike, politike e strategjike me Turqinë.
Reformat e ndërmarra nga qeveria turke gjatë dhjetë vjecarit të fundit, kanë bërë që ekonomia turke të jetë ekonomia e 16-ta më e madhe në botë dhe e 6-ta në Europë dhe në 2023 parashikohet të jetë ekonomia e 5-të në Europë dhe e 10-të në botë, si dhë në rast se ajo ruan ritmet e rritjes ekonomike të dhjetë viteve të fundit, mund të bëhet ekonomia e 4-ta në Europë. Gjatë këtij dhjetëvjecarit, mesatarja e rritjes ekonomike turke ka qenë shumë e lartë , ndërsa të ardhurat për frymë janë trefishuar, nga 6500 në vitin 2002, në $ 19600 në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara nga CIA Factbook. Sipas të dhënave të OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik), parashikohet që në vitin 2023 të ardhurat për frymë të arrijnë $ 25.000. Gjatë periudhës kohore 2015-2017 ekonomia turke pritet të rritet me 5.2 %, duke e bërë atë ekonominë me rritjen me të shpejtë në OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik). Për më tepër, megjithë krizat ekonomike dhe politike që kanë rrethuar Turqinë gjatë këtyre viteve, përsëri rritja ekonomike prej 2.9% e Turqisë në vitin 2014 është disa herë më e madhe se rritja ekonomike vendeve kryesore te BE-së, Euro Zonës, SHBA-së, Rusisë dhe Japonisë. Falë kësaj, Turqia ka treguar se ka një qëndrueshmëri ekonomike, e cila është e aftë t’i rezistojë ndikimeve të jashtme negative. Gjithashtu, nga të dhënat rezulton se paga mesatare mujore në Turqi është rreth $ 1400, ndërkohë që paga mesatare mujore e 20% të shtresës më të pasur të vendit është $ 1928, ndërsa paga mesatare mujore e 20% të shtresës më të varfër të vendit është $ 611. Ndërkohë, sipas të dhënave të eurostat, paga minimale në Turqi është $ 558.
GDP për vitin 2014 ka qenë $ 1.512 trilionë (Purchasing Power Parity (Pariteti i Fuqisë Blerëse)) dhe $ 813.3 miliard (Official Exchange Rate (Kursi Zyrtar i Këmbimit)).
Gjithashtu, nga të dhënat e fundit rezulton se struktura e GDP është pak a shumë e njëjtë me strukturën e GDP së vëndeve më të zhvilluara të europës. Nëse do të krahasojmë strukturën e GDP të Gjermanisë, që përbehet nga agrikultura me 0.9%, industria me 30.8% dhe sherbimet me 68.4%, dhe të Mbretërisë së Bashkuar, që përbëhet nga agrikultura me 0.6%, industria me 20.6% dhe sherbimet me 78.8%, dhe të Turqisë, që përbehet nga agrikultura me 8.2%, industria me 26.9% dhe sherbimet me 64.9%, mund të konstatohet se ekonomia turke njëlloj si ekonomitë më të zhvilluara europiane është e fokusuar në sektorët e industrisë dhe shërbimeve, kjo falë edhe reformave të ndërmarra nga qeveria turke e cila synon zhvendosjen e ekonomisë turke nga sektori i agrikulturës drejt sektorëve të industrisë dhe shërbimeve.
Gjithashtu, një efekt tjetër pozitiv i reformave të ndërmarra ka qenë edhe stabilizimi i financave publike të vendit. U bë e mundur reduktimi i stokut të borxhit publik nga 74% që ishte në vitin 2002, në 36.5% në vitin 2014, duke qenë rreth 50% më i vogël se niveli i vendosur nga traktati i Maastrich, i cili parashikon që përqindja e stokut të borxhit publik të vëndeve të BE-së të mos tejkalojë shifrën e 60%. Gjithashtu, deficiti buxhetor i vendit u ul nga 10% në më pak se 2.1% gjatë periudhës kohore 2002-2013, duke plotësuar kështu edhe një kriter tjetër të traktatit të Maastrich.
Kjo rritje e shpejtë ekonomike ka bërë të mundur një rritje të madhe të eksporteve. Sipas të dhënave të publikuara nga OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) rezulton se eksportet nga $ 36 miliard që ishin në vitin 2002, në vitin 2013 arritën $ 155,76 miliard. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria Turke e Ekonomisë, rezulton se në vitin 2014 eksportet turke arritën shifrën prej $157.6 miliard. Ndërkohë, sipas të njëjtave të dhënave pritet gjatë peiudhës kohore 2015 – 2023 të ketë një rritje shumë më të madhe të eksporteve turke dhe në vitin 2023 ato priten të kapin shifrën prej $ 500 miliard. Gjithashtu, duke qenë se vëndet e BE-së, të tilla si Gjermania, Italia dhe Franca, janë destinacioni kryesor i eksporteve turke, mbajtja e niveleve të eksporteve turke drejtuara këtyre vendeve në pothuajse të njëjtat vlera, nënkupton një rritje të rëndësisë ekonomike të Turqisë në Bashkimin Europian. E njëjta gjë vlen edhe për eksportet drejtuar vëndeve të Lindjes së Mesme, etj, gjë që reflekton forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Turqisë dhe këtyre vendeve.
Një ndër industritë më të rëndësishme në ekonominë turke është edhe industria e hekur- çelikut. Eksportet janë rritur me një normë vjetore prej 7%. Gjithashtu, në vitin 2023 volumi i tregtisë së jashtme në këtë industri pritet të arrijë vlerën prej $ 55 miliard, duke zënë 4% të tregut botëror me një prodhim 70-80 milion ton në vit. Ndërkohë në 2023 planifikohet që ajo të klasifikohet vendi i 5-të në botë, mes shteteve të tillla si Kina, SHBA, Japonia dhe India. Gjithashtu, Turqia rënditet si një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të kromit, si dhe e 4-ta në Europë për prodhimin e gizës. Ky trend vazhdon edhe për prodhimin e tubave prej çeliku, ku Turqia është ndër prodhuesit kryesor të këtyre lloje tubash , e 5-ta në botë, ku në vitin 2012 ajo eksportoi 1.83 milion tonë tuba.
Duke qenë ushtria e dytë më e madhe në NATO, qeveria turke i ka kushtuar shumë rëndësi zhvillimit të industrisë ushtarake, duke investuar $500 milion në zhvillim dhe kërkim shkencor në këtë fushë. Falë kësaj, aktualisht Turqia plotëson 54% të nevojave ushtarake duke përdorur burimet vendase dhe në vitin 2014 potenciali i prodhimit ushtarak tejkaloji shifrën prej $ 5 miliard. Vlera e eksporteve në 2023 pritet të arrijë shifrën prej $ 25 miliard, krahasuar me shifrën prej $ 1.6 miliard në vitin 2014. Nga të dhënat e fundit rezulton se produktet më të eksportuara nga Turqia përfshijnë avione, pjese për helikopterë, motorrë, automjete te blinduara, anije me shpejtesi te larte, predha, raketa, platforma leshimi, sistemi armatimi dhe elektronike, duke perfshire transmetus, sensore, simulues dhe softëare.
Aktualisht, Turqia është një ndër vendet pjesmarrëse në Organizatën e Bashkëpunimit për Armatimin e Përbashkët (OCCAR)..
Turqia, falë kompanive private që veprojnë në industrinë ushtarake, është pjesmarrëse edhe në prodhimin e avionëve ushtarak F-35, të cilët përbëjnë programin më të shtrenjtë armatimit të ndërmarrë nga Pentagoni.
Gjithashtu, kompania turke TUSAS në bashkëpunim me kompanitë TAI do të prodhojë avionin luftarak FX-1, i cili do të zëvëndësojë avionin F-35. Ndërtimi i këtij avioni luftarak pritet të mbarojë në vitin 2023, vit në të cilin ai pritet të bëjë edhe debutin e tij të parë.
Ndërkohë, ajo ka arritur të prodhojë helikopterin e parë luftarak T129 ATAK Raid Helicopter (ARH), sëbashku me sistemin përkatës të armatimit dhe elektronik dhe kompjuterik. Për më tepër, tashmë Turqia prodhon edhe sisteme elektronike mbrojtëse.
Falë marrëveshjes së firmosur mes qeverisë turke dhe kompanise amerikane Sikorsky Aircraft, Turqia do të bashkëprodhojë 109 helikopterë S-70 Black Hawk International me vlerë totale prej $ 3.5 miliard.
Gjithashtu, tashmë Turqia ka prodhuar tankun luftarak të gjeneratës së tretë ALTAY. Ky tank, i cili konsiderohet si një ndër plataformat luftarake më të avancuara në botë, dhe është në gjëndje të konkurojë më sistemet e tjera të mirënjohura të tankeve luftarake.
Në kuadër të rinovimit dhe modernizimit të pajisjeve dhe armatimit ushtarak, Turqia është në proces negocimi me kompani kineze ose kompani europiane për blerje të sistemit të mbrojtjes raketore dhe avionëve të paralajmërimit dhe kontrollit ajror.
Me qëllim rritjen e aftesivë të Turëisë për stimulime dhe trajnime ushtarake. Kompania turke Havelsan është në proces blerje të kompanise amerikabe Quantum3D, e cila është një ndër kompanitë lider në zhvillimin e softëareve.
Është hapur Qendra e parë Satelitore Turke, e cila është pjesë e Programit Satelitor Gokturk-1. Në këtë qendër do të prodhohet dhe testohet sateliti i parë i prodhuar në Turqi Turksat 6, dhe me lëshimin e këtij sateliti Turqi do të bëhet një aktor ndërkombëtar në fushën e ndërtimit, integrimit dhe testimit të sistemeve hapësinore.
Megjithatë, ky zhvillim i madh dhe i rëndësishëm i industrisë ushtarake turke, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Firmosja e kontratës për ndërtimin në vend të platformës së parë turke lundruese të uljes është interpretuar si alarmuese për Izraelin dhe Qipron Greke, pasi kjo do të ndryshonte tërësisht balancën e sigurisë më Mesdheun Lindor, si dhe do të ndikonte në planet e këtyre dy shteteve për një bashkëpunim të ardhshëm për nxjerrjen e eksportin e gazit natyror nëpëmjet Mesdheut Lindor. Kjo anije do të jetë 231 Km e gjatë, dhe ajo do të jetë në gjendje të mbajë një staf deri në 1200 persona, një spital të mirëkompletuar, si dhe të trasnportojë tanke, dronë, helikopterë dhe luftanije. Falë kësaj anije do të fuqizohet Marina Turke dhe aftësia e saj reaguese në raste emergjencash ushtarake ose humanitare.
Falë zhvillimeve të mëdha teknologjike që ka patur Turqia në këto vitet e fundit, tashmë ajo është në gjendje të mendojë për zhvillimin e teknologjisë 5G me burime tërësisht vendase. Për këtë arsye, gjatë një fjalimi të mbajtur Presidenti turk u shpreh se Turqia nuk duhet të humbasë kohë me teknologjinë 4G, por ajo duhet të investojë në zhvillimin e teknologjisë 5G, si dhe adoptimi i kësaj teknologjie duhe të bëhet në 2 vitet e ardhshme.
Një fakt shumë pak i njohur për Turqinë por që është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vëndit, është se Tuqia ka flotën më të madhe të kamionëvë në Europë, e cila përbëhet nga 45.000 kamionë të zotëruar nga 1.420 kompani. Po në kuadër të transportit, transporti ajror civil në Turqi, në muajin Mars të vitin 2015 ka shënuar një rritje prej 12.4% ose e thënë ndryshe me 187 milionë pasagjerë. Gjithashtu, ky numër pritet të rritet me 9.8% ne vitin 2016, ose e thënë ndryshe 205 milionë pasagjerë, dhe në vitin 2017 ky numër pritet të arrijë në 223 milion pasagjerë. Gjithashtu, në vitin 2014 aeroporti Ataturk në Stamboll ka thyer rekordin e të gjitha kohërave në Europë në trafikun ajror, duke shënuar shifrën rekord prej 1.627 aeroplanë të ulur dhe të ngritur në 24 orë. Por kjo nuk është hera e parë që ky aeroport arrin shifra rekord në mbarë Europën, pasi edhe në vitin 2013 ky aeroport ka qenë lider në Europë për numrin e pasagjerëve. Sipas parashikimeve të bëra nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, në 20 vitet e ardhshme numri i avionëve në aeroportet e Stambollit do të tejkalojë shifrën prej 1 milionë. Rritje do të ketë edhe transporti ajror i mallrave, i cili këtë vit llogaritet që të arrijë shifrën prej 3 milion tonë dhe vitin tjetër kjo shifër do të jetë 3.50 milion tonë.
Në muajin Maj të këtij viti pritet të fillojnë fluturimet e para komerciale nga aeorporti i ri Ordu-Giresun. Ndërtimi i këtij aeroporti sjell një risi në Europë pasi ky do të jetë aeroporti i parë në Europë dhe në Turqi dhe i treti në botë që ndërtohet në det të hapur. Për më tepër, pista e këtij aeroporti me gjatësi prej 3 km dhe gjërësi prej 60 metra është një nga pistat më të gjëra në botë.
Në muajin Tetor të viti 2013,u hap në Turqi tuneli nënujor hekurudhor Marmaray, i cili lidh anën europiane dhe anën aziatike të Stambollit. Ky tunel, i cili ndodhet 60 metra poshtë detit dhe është 28 km i gjatë, është një ndër projektet më madhorë në botë për infrasturkturën e transportit, dhe bën të mundur kalimin nga njëri kontinent në kontinentin tjetër në vetëm 4 minuta. Nga të dhënat e publikuara, është përllogaritur se cdo ditë ky tunel përdoret nga 175.000 pasagjerë, dhe deri më tani numri i pasagjerëve ka arritur 21.5 milion. Megjithatë, ky projekt nuk paraqet vetëm rëndësi kombëtare, pasi ai do të jetë edhe pjesë përbërese e linjës hekurudhore Kars-Tbilisi-Baku. Kjo linjë hekurudhore me gjatësi 826 km, fillimisht do të ketë një kapacitet transportimi prej 1 milion pasagjerë dhe 6.5 milion ton mallra, kapacitet ky që pritet të arrijë në 3 milion pasagjerë dhe 15 milion ton mallra në të ardhmen Ajo planifikohet të fillojë operimin e saj në gjysmën e dytë të vitit 2015 dhe do të shërbejë si një urë ndërlidhëse mes Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbaxhanit, dhe do të forcojë akoma edhe më tepër marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes këtyre vendeve. Për më tepër, në të ardhmen tuneli Marmaray do të shërbejë edhe si pikë ndërlidhëse e projektit të linjës hekurudhore Pekin-Londër. Ndërkohë, një projekt tjetër kombëtar hekurudhor shumë i rëndësishëm është edhe ai i ndërtimit linjës hekurudhore të të trenit me shpejtësi të lartë që do të lidhë Stambollin dhe Ankaranë, me gjatësi 533 km dhe më shpejtësi 250 km/orë.
Një projekt tjetër i rëndësishëm në fushën e transportit është edhe Tuneli i Euroazisë. Në ndryshim nga Tuneli Marmaray, ky tunel është projektuar si tunel autostrade me dy kate, për përdorim nga automjetet. Ky tunel do të jetë i gjatë 5.4 km dhe do të ndërtohet poshtë shtratit të ngushticës së Bosforit. Ky tunel do të jetë tuneli i 6-të më i madh në botë dhe do të përdoret nga rreth 110.000 automjete në ditë. Ndërtimi i këtij tuneli do të ketë një kosto financiare prej mbi $ 1 miliard dhe ai është tërësisht një investim privat në formën e një koncesoni. Falë këtij tuneli, i cili pritet të hapet në këtë vit dhe që lidh pjesën europiane dhe pjesën aziatike të Stambollit, do të bëhet e mundur reduktimi i ndjeshëm i kohës së udhëtimit nga 100 minuta në 15 minuta, si dhe ai do të lehtësojë trafikun rrugor shumë të rënduar të Stambollit.
Megjithësë, Tuneli Marmaray dhe Tuneli i EuroAzisë përbëjnë dy projekte shumë të rëndësishme, ato janë pjesë e mega projetktit në fushën e transportit, i quajtur “Tuneli i Madh me Tre Nivele i Stambollit”, i cili do të jetë tuneli i parë në botë i ndërtuar më tre nivele. Sic tregohet edhe nga vete emri i tij, ky tunel do te perbehet nga tre nivele, nga të cilët niveli i sipërm dhe niveli i poshtëm do të jenë autostrada për përdorim nga automjetet dhe niveli në mes do të përdoret nga linja e metrosë. Ky tunel do të jetë 110 m nën nivelin e ujit dhe 60-65 m nën shtratin e Ngushticës së Bosforit. Ai do të ketë një diametër prej 16.8m dhe gjatësi prej 6.5 km. Investimi për ndërtimin e tunelit arrin vlerën e $ 3.5 miliard dhe ai do të behet me koncesion privat, dhe pritet të mbarojë në vitin 2023. Ky tunel do të mundësojë reduktimin e ndjeshëm të kohës së udhëtimit. Gjithashtu, segmenti i tij i metrosë me shpejtësi të lartë do të ketë një kapacitet ditor prej 1.5 milionë pasagjerë dhe 75.000 pasagjerë në orë në një drejtim. Ndërkohë, linjat e tij hekurudhore do të përdoren nga 6.5 milion pasagjerë në ditë.
Një tjetër projekt madhështor i prezantuar nga qeveria turke është edhe Kanali i Stambollit. Ky kanal, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë brenda vitit, do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara dhe do të rrisë akoma më tepër prestigjin ndërkombëtar të Turqisë. Kanali i Stambollit do të jetë 45 Km i gjatë dhe 400 m i gjërë dhe do të ketë 6 ura. Në secilin prej brigjeve të këtij kanali do të ndërtohen qytete me afërsisht 500.000 rezidenca. Kanali i ri, që do të ketë një thellësi prëj 25 metra, do të lehtësojë trafikun detar të ngushticës së Bosforit, si dhe falë taksimit të anijeve që do të kalojnë nëpër këtë kanal, do të gjeneojë të ardhura të shumta për Stmabollin. Kostoja totale e tij përllogaritet të jetë $ 20 miliard, dhe ky kanal do të vetëfinancohet, si dhe do të operohet në përputhje me metoden Nderto-Opero-Transfero.
Shëndetësia është një tjetër sektor në ekonominë turke që ka patur një zhvillim të shpejtë viteve të fundit. Falë investimeve private dhe ato publike, këto të fundit përbëjnë 6.7% të GDP turke, kanë bërë që gjatë periudhës kohore 2002-2012, numri i spitaleve të rritet me 4.7% ndërsa i numri i shtretërve të rritet me 4%. Gjithashtu, falë reformave të ndërmarra në fushën e shëndetësisë, tashmë sektori i shëndetësisë ka arritur të thithë rreth $500 – $600 milion investime të huaja direkte në vit për këto vitet e fundit, duke shënuar në këtë mënyre një rritje prej 39% që nga viti 2008. Të gjitha këto faktorë kanë bërë që shpenzimet shëndetësore për person të rriten me një normë vjetore prej 3.35% gjatë viteve 2008-2013 Për pesë vitet e ardhshme parashikohet që ky sektor të rritet me një normë vjetore prej 5.6%. Një risi në këtë sektor, është ndërtimi i “zonave të lira”, në qytet e mëdha. Këto zona të lira do të përmbajnë spitale, qendra rehabilitimi, qytete të teknologjisë shëndetësore dhe qendra kërkimi dhe zhvillimi. Qëllimi i tyre është krijimi i qendrave ku të gjitha shërbimet kanë lidhje me shëndetin dhe investitorëve të huaj do t’u ofrohen incentiva në lidhje taksat dhe investimet. Punonjësit në këto zona do të jenë 60% të huaj, si dhe pacientët që do të jenë 85% të huaj. Zonat e parë të lira do të hapen në qytetet Antalya, Bursa dhe Izmir.
Gjithashtu, edhe sektori farmaceutik është shumë i rëndësishëm në ekonomisë turke. Aktualisht ky sektor renditet sektori i 6 më i madhi në Europë dhe sektori i 16 më i madhi në botë, përsa i përket shitjeve. Gjatë viteve 2003-2012, shitjet janë rritur me një normë vjetore prej 10% duke kapur shifrën prej $ 12.5 miliard. Ndërkohë, gjatë periudhës kohore 2012-2013, ky sektor është rritur me 8.9%.
Për më tepër, vlen për tu theksuar, se Turqia ka përmisuar ndjeshëm sistemin e saj të sigurimeve shëndetësore, dhe në këtë fushë është një vend model, në të cilin tashmë rreth 99% e popullsisë është e përfshirë në këtë sistem.
Një tjetër sektor në ekonominë turke që paraqet rritje të ndjeshme të të ardhurave të tij është edhe sektori i turizmit. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Turk i Statistikave, rezulton se në vitin 2014, numri i turistëve që vizituan Turqinë arriti shifrën 42 milion persona. Gjithashtu, në katërmujorin e parë të vitit 2015 të ardhurat e Turqisë për turist janë rritur me 1.3% krahasuar me vitin 2014. 78.8% e këtyre fitimeve kanë ardhur nga turistët e huaja që kanë vizituar Turqinë dhe pjesa tjetër kanë ardhur nga shtetasit turq që jetojnë jashtë shtetit. Përsa i përket shpenzimit për turist në këtë sektor, nga të dhënat rezulton se shpenzimi mesatar për turist është $824. Gjithashtu, në këtë sektor punojnë 1.5 milionë persona.
Një nga format e turizimit që vitet e fundit ka patur një rritje është edhe turizmi shëndetësor. Rritja e investimeve private në sektorin shëndetësor dhe rritja e cilësisë së shërbimit, ka bërë që Turqia të pozicionohet në 10 shtetet më të mira për turizmin shëndetësor. Vlen për t’u theksuar se në katër mujorin e parë të vitit 2015, numri i turistëve të huaj shëndetësor ka arritur shifrën 414.658 persona, ose një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2013, kur numri i tursitëve shëndetësor arrinte shifrën 188.295 persona. Për vitin 2023, parashikohet se të ardhurat nga ky sektor do të arrijnë shifrën $ 20 miliardë dhe shpenzimi i një turisti shëndetësor do të jetë mesatarisht $2000 për person.
Një fakt tjetër shumë interesant për Turqinë është edhe rritja shumë e madhe që kanë patur eksporti i serialeve turke gjatë viteve të fundit. Nga të dhënat e publikuara rezulton se në vitin 2014 ky eksporti arriti shifrën prej $ 300 million, ndërsa në këtë vit ato priten të arrijnë shifrën prej $ 370 million, duke e bërë Turqinë vendin e dytë më të madh eksportues të serialeve televizive në botë, pas SHBA. Kjo rritje e eksporteve të serialeve televizive, që pritet të arrijë shifrën prej % 1 miliard në vitin 2023, jo vetëm ndikon pozitivisht në ekonominë turke, por falë saj bëhet e mundur përhapja e kulturës dhe e gjuhës turkë në mbarë botën. Vlen për t’u theksuar, se tashmë serialet televizive turke kanë pushtuar edhe vendet e Amerikës Latine, të cilat njihen për prodhimin dhe eksportimin masiv te serialeve televizive, falë formatit dhe skenerave. Një element tjetër i këtij suksesi është edhe mungesa e elementeve erotike, si dhe referencës për industrinë e narkotike, të cilat janë bërë mbizotëruese në serialet televizive të Amerikes Latine. Suksesi i këtyre serialeve ëshë aq i madh në këto vende, sa tashmë ato kanë fuqinë të transformojnë një kanal televiziv në prag falimentimi në një nga kanalet lider në Kili. Kanali MEGA, i cili ishte kanali i parë televiziv kilian që bleu dhe transmetoi nje serial televiziv turk, falë transformimit të këtij seriali turk në programin më të parë të vitit në Kili, arriti të kalonte krizën e thëllë financiare në të cilën ndodhej dhe tashmë është një nga kanalet lider në Kili.
Gjithashtu, kjo rritje e eksporteve ka ndikur pozitivisht edhe në sektorin e produkteve kozmetike. Në vitin 2014, eksporti i produkteve kozmetike ka arritur shifrën prej $ 1.3 miliard, krahasuar me vitin 2005, në të cilin eksporti ishte vetëm në shifrën prej $ 470 milion.
Vlen për tu theksuar, se falë investimeve publike dhe private sektori i arsimit ka patur një zhvillim shumë të madh dhe tashmë arsimi i ofruar në Turqi është i një cilësie dhe niveli shumë të lartë. Falë kësaj, tashmë universitet turke janë të një niveli europian dhe disa prej tyre janë në gjendje të konkurrojnë me universitet më të mira europiane dhe botërore, përsa i përket cilësisë dhe nivelit. Falë kësaj dhe rritjes së fondeve për kërkim shkencor nga shteti dhe privati, tashmë shkencarët turq janë konkurues në nivel europian dhe botërore, dhe janë në gjendjë të hartojnë dhe përfundojnë projekte të mëdha shkencore. Në këtë kuadër është firmosur marrëveshja mes Turqisë dhe CERN, dhe tashmë Turqia është anëtare pjesmarrëse në CERN, gjë e cila do të lejojë Turqinë të marrë pjesë në tenderat e zhvilluar nga CERN si dhe të punësojë stafin e saj të përhershëm pranë kësaj organizate. Ndërkohë, pritet që brenda 2 viteve Turqia të bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.
Zhvillimi i madh ekonomik që ka patur Turqia në këtë dhjetëvjecar reflektohet edhe në zhvillimin e shpejtë të sektorit të saj enegjetik dhe forcimin e rolit të Turqisë si një lojtar kryesor në sektorin energjetik rajonal dhe mbarë Europian, kjo për arsye se Turqia është e kufizuar me rajone që disponojnë 70% të rezervave botërore të energjisë dhe metaleve të cmuara. Sipas një raporti të hartuar nga Administrata Amerikane për Informacionin Energjetik, rezulton se krahasuar me vëndet e tjera anëtare të OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik), kërkesa turke për energji ka patur rritjen më të shpejtë gjatë këtyre 3 viteve të fundit.
Përvec se ajo është një ndër tregjet më të mëdhaja për të energjisë, Turqia po forcon gjithnjë e më shumë rolin e saj si qendër për tranzitin e energjisë. Falë pozicionit gjeo-strategjik të saj, Turqia është pjesë shumë e rëndësishmë e furnizimit të gazit natyror dhe naftës nga Rusia, Rajoni Kaspik dhe Lindja e Mesme drejt Europës. Turqia prej kohësh ka qenë një pikë shumë e rendësishme tranziti për tregtimin në mënyrë detare të naftës së Rusisë dhe Rajonit Kaspik, e cila dërgohet në tregjet Europiane duke kaluar më parë në ngushticat detare Turke. Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë kaluar nëpërmjet ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve rreth 3 milion fuci naftë në ditë.
Me ndërtimin e tubacionit Baku-Tbilisi-Erzurum dhe ri-eksportimit të gazit natyror në Greqi, u shënua edhe fillimi i pozicionimit të Turqisë si një urë ndërlidhëse shumë e rëndësishmë mes Bashkimit Europian dhe vëndeve prodhuese të gazit natyror. Rol ky që ka ardhur duke u forcuar dhe më tepër pas krizës së fundit në Ukrainë. Tashmë Bashkimi Europian e sheh veten të detyruar të marrë në konsideratë alternativa të tjera për furnizimin e tregjeve të saj me gaz natyror, dhe Turqia falë pozitës së saj gjeo-strategjike e investimeve të shumta të ndërmarra apo të propozuar për të ardhmen e afërt, është kthyer në pikën kryesore në tregun europian të energjisë. Në këtë kuadër, Turqia në bashkëpunim me Azerbaxhanin ka investuar në ndërtimin e tubacionit TransAnatoliann të Gazit Natyror (TANAP). Ky tubacion, i cili do të transportojë gazit natyror të Azerbaxhanit, nëpërmjet Gjeorgjisë, Turqisë për në Greqi e Shqipëri dhe më pas në tregjet europiane, pritet që kur të fillojë punën në vitin 2019 të furnizojë 16 miliard m3 në vit, duke u rritur 23 miliard m3 në vitin 2023.
Zbulimi i gazit natyror në zonat Tamar dhe Leviatan të Izraelit dhe nevoja e tregtimit të këtij gazit, ka sjellë përpjekjet e para të Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë. Me këtë qëllim, ndërtimi i një tubacioni nën-ujor me kapacitet 10 miliard m3, me kosto të parashikuar prej $ 2.2 miliard dhe që do të kalojë nëpër Turqi, do ti siguronte Izraelit akses në një nga tregjet më të mëdhaja energjetike në Europë, si dhe do të lejonte gazin Izraelit të mbërrijë në tregjet europiane. Ndërkohë, ky tubacion do të forconte edhe më tej pozicionin e Turqisë si një ndër lojtarët kryesorë në tregun europian të energjisë. Megjithatë, duke qenë se zhvillimi i këtij projekti kërkon angazhimin dhe marrëveshjen e Turqisë dhe Izraelit, atëhere ai do të jetë gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve politike. Nisur nga zhvillimet më të fundit politike, shumë ekspertë të huaj e konsiderojnë këtë projekt me mundësi të pakta realizimi. Por, mbetet për tu parë nëse interesat ekonomikë, sidomos izraelite pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dërgonte gazin e tij në Europe, do të mbizotërojnë mbi interesat dhe përplasjet politike.
Të gjitha këto tubacione që po ndërtohen ose që planifikohen të ndërtohen, përfshirë TAP i cili për herë të parë e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve tranzit të gazit natyror të rajonit të Kaspikut për në Europë, e vendosin Turqinë në qendër të të gjitha planeve të Bashkimit Europian për të reduktuar varësinë e saj ndaj gazit natyror rus dhe për diversifikuar mënyrat e furnizimit me gaz.
Me anullimin e projektit të Linjës Jugore, lindi nevoja e hartimit të një projekti zëvëndësues për të mundësuar transportimin e gazit rus në Eurpë. Falë pozicionit të saj gjeo-strategjik, Turqia përsëri rezultoi si mundësia më e mirë për të mundësuar këtë transport. Për këtë arsye, tashmë ka filluar ndërtimi i tubacionit të Linjës Turke, i cili ka një gjatësi prej 910 Km, prej të cilave 660 Km kalojnë nëpër territorin rus dhe 250 Km kalojnë nëpër territorin turk. Falë këtij tubacioni do të mundësohet transferimi i 63 m3 gaz natyror në Europë, nga të cilët 13 miliard m3 do ti jepen Turqisë dhe 50 miliard m2 do të transportohen dhe shiten në Europë.
Qeveria ka krijuar mjedisin e përshtatshëm për thithjen e investimeve të para në sektorin e energjisë solare. Falë këtyre reformave, si dhe programeve shteterore të asistencës në këtë fushë, ekspertët kanë përllogaritur që 496 kompani do të investojnë në këtë sektor, investime këto që do të arrijnë shifrën $ 15 miliard. Në këtë kuadër, ndryshimet e fundit ligjore, kanë lejuar ndërtimin e njësive individuale të prodhimit të energjisë. Në këtë mënyrë, kompanitë individuale mund të prodhojnë mbi 1 MWorë energji elektrike duke përdorur turbinat e erës, panelet solare dhe teknologjitë e biomasës dhe tepricë n e kë tij prodhimi tek kompanitë rajonale të shpërndarjes.
Sic mund të shihet, falë reformave të ndërmarra gjatë dhjetë vjeçarit të fundit Turqia ka patur një rritje shumë të madhe ekonomike. Tashmë, është arritur që ekonomia turke të zhvendoset nga sektori i agrikulturës, i cili më parë përbënte shtyllën e ekonomisë, dhe të mbështet në sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Falë kësaj zhvendosjeje, këto dy sektorë përfaqësojnë përqindje më të madhe të GDP turke. Gjithashtu, investimet publike dhe private të ndërmarra në këto dy sektorë kanë bërë që ato të zhvillohen ndjeshëm dhe të bëhen shumë tërheqës për investimet e reja, qoftë vendase ose të huaja. Ndërkohë, fakti që Turqia është e kufizuar me rajone që përfaqësojnë 70% të rezervave energjetike botërore, si dhe largëpamësia e qeverisë turke për të përceptuar ndryshimet në politikën e jashtme botërore, e kanë kthyer Turqinë në një lojtar kryesor në sektorin europian të energjisë. Rol ky që ka ardhur duke u forcuar dhe më tepër pas krizës së fundit në Ukrainë. Tashmë Bashkimi Europian e sheh veten të detyruar të marrë në konsideratë alternativa të tjera për furnizimin e tregjeve të saj me gaz natyror. Në këtë kuadër, Turqia ka investuar në projekte të ndryshme madhore energjetike, të cilat përvec se ndihmojnë Turqinë në plotësimin e nevojave të saj me naftë, gaz dhe energji elektrike, e bëjnë atë jo vetë m një nga tregjet më të rë ndë sishme të energjisë , por edhe korridorin energjetik të europës pë r pellgjet energjetik të Lindjes së Mesme dhe Kaspikut. Gjithashtu, falë politikave të ndërmarra apo që po ndërmerren, tashmë Turqia jo vetëm ka tejkaluar çdo parashikim ekonomik, duke u rendituar ndër ekonomitë më të fuqishme europiane dhe botërore, por ajo vazhdon të habisë institucionet ekonomike ndërkombëtare, duke parashikuar rënditjen e saj si 10 ekonomitë më të mëdhaja në botë në vitin 2023. Ky parashikim bazohet në rritjen e madhe ekonomike dhe volumit të eksporteve turke, të cilat priten të rriten me një përqindje vjetore prej 12%, duke arritur shifrën pre $500 miliard në 2023, si dhe në ndërtimin brenda industrisë turke të mbrojtjes të strukturave eksportuese. Gjithashtu, parashikohet se investimet e huaja direkte do të rriten në më nyrë të konsiderueshme. Vetëm nga vendet e Gjirit Persik, nga fonde shtetërore dhe private, parashikohet që gjatë dhjetëvjecarit të ardhshëm të investohen në sektorët kyc të ekonomisë turke rreth $ 500 miliard.
Përvec reformave ekonomike dhe stabilitetit politik, që i kanë dhënë një impuls të tillë ekonomisë turke, një faktor i rëndësishëm ka qenë edhe një luftë shumë efikase e qevërisë Erdogan ndaj korrupsionit, që deri nga viti 2000 ka qenë shumë prezent dhe gërryes për ekonominë, shoqërinë dhe politikën e Turqisë. Pavarsisht akuzave të ndryshme për korrupsion për arsye të politikës së brendshme me qëllim elektoral apo qëllime të tjera, që filluan në Dhjetor 2013, të cilat ishin shumë herë edhe qesharake, është një fakt i pranuar edhe nga institucione ndërkombëtare se nga viti 2002 e gjërë më sot, korrupsioni ka qenë në nivelet më minimale që Turqia ka njohur ndonjëherë.

Turqia, Brazili, kina e India e filluan revanshin mbas vitit 90-te dhe brenda 15 vjeteve, u bene lidere te zhvillimit ekonomik boteror.
Per kete arsye, une jam shume i ashper me ca derdimene qe si pisanjose te komentit, komentojne se Enver Hoxha e la vendin ne gjendje katastrofike, por harrojne keta pisanjose te internetit, se Enver Hoxha ka 30 vjet qe ka vdekur.
20 vjet revansh ekonomik dhe keto shtete treguan se nje miradministrim i mire e resurseve natyrore dhe nje vleresim i dtejte i trurit, solli zhvillimin e kerkuar.
Prandaj ju ish spiunet e Enver Hoxhes, nuk keni nevoje te justifikoheni, duke share Enverin, se spiunlliqet tuaja jane tragjedia jone.
Shkrimi ka filluar si nje lavd i punuar holle per Erdoganin, e pastaj ne pjesen e dyte, kaloi ne demagogji te paster duke na renditur arritjet e Erdoganit, qe Turqia e paste sa malet…
Ceshtja eshte qe shkrimi eshte me shume hile, e merr si baze disa “fakte” qe fakte nuk jane. Pervecse mundohet qe me bumin ekonomik qe pati ne Erdoganin (dhe shume kohe para tij, c’eshte e verteta), kerkon te mbuloje piken kritike me te cilin ky regjim ka humbur pike neper bote tash disa vjet. E kjo pike kritike eshte standardi demokratik, qe eshte rrenuar. As une nuk jam qe ushtria te kete kontroll ne republike, por kontrolli qe Erdogan ka arritur ne gjyqesor, parlament, pushtet lokal, administrate e kudo, eshte shume me i frikshem se kontrolli qe kane patur ndonjehere ushtaraket.
Korrupsioni galopant, i provuar me fakte e i mbrojtur e i mbuluar me shpate ne dore nga Erdogani eshte tjeter faktor kritik. Mafia e ndertimeve qe qendron pas Erdoganit nuk ka gje mangut nga mafiet e tjera ne rajon dhe bote. Influencimi i paturp dhe i pafshehur i jetes sociale ne Turqi, presioni mbi mediat, mbi njerezit qe protestojne etj, jane tjeter pike nevralgjike e kritikes ndaj Erdoganit.
Une e kuptoj qe ti ke patur “nevoje” ose “yshtje” ose “stimulim” per te bere kete lloj shkrimi, ashtu sic mund edhe ta pranoj qe e ke bere pa asnje lloj interesi, mgjse me duket pak e veshtire, por sdq, ti kete artikull mua nuk ma shet dot…
Faleminderit En Hella per kete shkrim kaq informues !
Un per vete nuk kam se ku informohem fare per Tuqine e Sulltan Erdoganit,
Andaj do ta studijoj me themel kete shkrimin tend dhe pastaj do nisem per Turqi, ta shijoj jeten atje !!!
A do vich dhe ti andej nga Anadolli, se benet jet e bukur .
Epo , edhe e bija e Erdoganit te kishe qene , moj zonja Shehu , nuk do te kishe shkruar kaq genjeshtra e nuk do i kishe bere kaq propagande Turqise , qe na e bere ZVICER , ne kete shkrim te sterzgjatur e te mbushur plot e perplot me dokra e broçkulla . Do ti detyrosh tere emigrantet shqiptare , te ndrrojne destinacion , ne vend te Gjermanise , ti drejtohen Turqise , si vellezer te nje besimi , meqenese edhe rrogat ne Turqi , na qenkan , sipas teje , me te larta se ne vendet e BE.se . Nuk e di kush te ka paguar per te shkruar marrezira te tilla , por une , para 10 ditesh u ktheva nga Turqia . Kam kaluar ne zonat rurale te saj , ne pjesen aziatike per te blere mall , dhe po ju siguroj qe , fshatrat e Turqise , jane shume me keq se fshatrat e Shqiperise dhe ngjajne me fshatrat tona te kohes se Zogut . Ne asnje vend evropian , nuk kam ndeshur zona te tilla , as ne Evropen Lindore . Dhe behet fjale per me shume se gjysmen e atij vendi te stermadh dhe me shume probleme ekonomike , politike e fetare . Pjesa kurde e Turqise , eshte thjesht nje katastrofe e vertete . Nuk di kush te ka frymezuar ty , zonja Shehu , te shkruash me kaq pasion per nje vend gjysem demokratik e gjysem teokratik , qe e ka shndruar Erdogani ne nje keshtjelle te islamizmit , i cili mburret ne çdo fjalim te tijin , se sa xhami po nderton ne vende te tjera te Botes e te rajonit , perfshi edhe vendin tone . Ndersa Turqine , sulltan Erdogani , nga nje vend laik , e ka shndruar ne nje vend islamik radikal , qe po rreshqet çdo dite e me teper drejt fondamentalizmit , aq sa sulltani nderhyn edhe ne lirine dhe te drejten e informimit ne internet per te rrinjte turq . Sa per rritjen ekonomike te Turqise , shifrat e fundit flasin per nje renie drastike , nga 7 per qind qe rritej ekonomia ne 5 vjetet e fundit , ka arritur ne 3 per qind . Turqia , si vend ne zhvillim , ashtu si Brazili , Koreja e Jugut , e te tjere , pesuan nje rritje te pa pritur , per shkak te krizes ekonomike te vendeve me te industrializuar te Botes , sidomos vendeve te BE.se , por kriza po mbaron dhe njekohesisht edhe marshimi i vendeve ne zhvillim . Kjo eshte nje teme e gjate , qe ekonomistet mund ta spiegojne me mire teknikisht . Gjithsesi , zonja Shehu , mbetem vertet kurioz i madh te di , se çfare te ka frymezuar ty , te shkruash kaq gjate e me kaq pasion , per nje vend si Turqia . Une te siguroj sinqerisht , qe Turqia nuk eshte kursesi , siç e pershkruan ti .
Moj Enhela, mos merr gje rroge nga TIKA ti? Apo nga Yunus Emreja? Pse mi zemra, kujton se shqiptaret hane bar dhe nuk e dijne qe ai shefi yt, Sulltani, eshte nje kokrra e diktatorit, qe shpesh here erreson edhe Putinin??
Kujton se nuk e dijne shqiptaret qe ai ka shkaterruar sistemin gjyqesor ne nje shtet me nje gjyqesor te forte sic ishte Turqia? Nuk e dijne shqiptaret se tashme ligji ne Turqi eshte Erdogani dhe servilat e tij sipuna jote qe kerkojne te mbulojne diellin me shosh dhe te na hedhin hi syve?
Pse mi, kujton se nuk lexojme mediat boterore ne, por do lexojme keto pacavuret e tua te porositura nga pronaret e tu per te mesuar se clloj rrace eshte Erdogani dhe clloj rrace eshte Turqia e sotme ne duart e tij?
Pse nuk e dijme ne qe ai eshte i gatshem te vrase per pushtet? Nuk e dijme ne qe ai ishte gai te hynte ne Siri duke vrare edhe turq vetem per te mbajtur pushtetin?
Pse nuk e dijme ne qe ekonomia turke po iken ne pikiate tani vetem per shkak te vendimeve diktatoriale te Erdoganit? PO ikin bizneset vetem se atje nuk ka ligj dhe ligji eshte Erdogani.
Pse mi shpirti, budallenj na di neve ti? Nuk kuptojme ne nga politikat populiste te tij per ardhjen ketu per te bere fushate??
kujt ja shet ti keto? nuk e dijme ne qe pronari yt po vjen ketu per te thene turqve koktrashe ne anadoll se po bejme xhami ne Shqiperi e Ballkan e me jepni voten???
Oj shoqe, ik mblidh mend e kokes. Me kete shkrim e sigurove punen dhe nje honorar te mire nga pronaret e tu.
Turp per redaksine e DITA-s, qe na nxjerr ketu artikuj si ata te revistes “Shqiptarja e Re” ne kohen e Xhaxhit. Erdogani mbasi ta lexoje, duhet te beje nje dush! Ka boll gjynafqare qe i besojne keto gjera, po une e kisha nje fare shprese se do beheshit ndonjehere gazete serioze. Fukarallek, maskarallek!
Turqia eshte qenefi i Europes ne te gjitha drejtimet….Mbi 20% e popullsise jane emigrante te ligjshem dhe te paligjshem, …shifer kjo me e larta pas vellezerve te tyre shqipkare,…Te ardhurat per fryme jane me te ultat ne Europe….Rrogat ditore mesatare ne sektoret e prodhimit e ndertimit, jane 3-10 $…Vllau i madh shquhet per mallra firmato te fallsifikuara dhe per çmimet e ulta te seksit…Gjithashtu shquhet edhe per numrin e madh te “rraketave”, te drejtuara ne drejtim te ZOTIT….
Kjo Ehnela qenka nje sherbetore e ulet. Eshte shume e ndyre te shohesh nje femer kaq lepirese..yyyy na bere per te vjelle mi gru
Moj haneme ,po pse ata refugjatet arabe qe vijne ne Turqi, nuk rrine aty, meqe paguhen mire, por hidhen ne Greqi e ne Itali??Na thuaj te verteten ti kur shkon ne plazh futesh me gjithe rroba si turkallat e anadollit ,nuk ke faj te terheq gjaku selxhuko mongol qe ke.
Te shesh nje artikull, se marr fare mundimin, por qe nje sukses, qe vete motorri i ekonomise boterore Gjermania e vlereson, smund ta anashkakoj.
Ndoshta duke lexuar edhe komentet e meposhtme, me mbushet mendja qe kam te beje me filo rus te putinit.
Sidoqofte Turqia duan apo sduan filoputinet, ka bere europen, qe te ktheje syte nga ajo, ose eshte e detyruar, te thote ndonje fjale te mire per Turqine, se ska nga ja mban.
Si nje gjermanofil, ju them, mos prisni qe rusia e putinit, tju perkrahe.
Te jesh kunder Erdoganit apo te te mos pelqeje Turqia do te thote (sipas teje) te jesh filoputin apo filorus. Konstatim shume interesant. E pra une megjithese e urrej Sulltanin kurre nuk e desha Putinin.
Po çhyn Putini me Turqine , more Hori i Bulevardit ? Sa per ate qe Turqia na e paska bere Evropen te ktheje syte nga ajo , para tre muajsh , BE.ja , ja ktheu mbrapsh Turqise negociatat per kandidim , duke e akuzuar dirrekt e pa diplomaci , per shkelje te renda e veprime antidemokratike te qeverise turke . BE.ja i tha lamtumiren e fundit Turqise per antaresim . Sa per ate qe Gjermania e vlereson Turqine , nuk eshte ndonje argument kaq pozitiv . Merkeli e ka vleresuar edhe Shqiperine e vogel , jo me Turqine , qe eshte diçka me shume se Shqiperia ….
Ti gjermanofil mavria as ja paske idene fare politikes gjermane. Nga cili bunker e ben gjermanofilin?