Turqia ‘hap derën’ për oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi

J L

Oligarkët e Rusisë po përballen më sanksione të rënda që pasi Vladimir Putin vendosi të niste pushtimin e Ukrainës. Sanksionet ndalonin të gjitha aktivitetet e tyre të biznesit në SHBA dhe në vendet perëndimore.

Megjithatë duket se për ta, shpëtimi është në Turqi.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, deklaroi se ata mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

I intervistuar në Forumin e  Dohas në Katar, Cavusoglu u pyet nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi.

“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj. Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është një histori tjetër. Ne do të lejojmë çdo aktivitet të ligjshëm dhe legjitim dhe nuk do të lejojmë asnjë veprimtari të paligjshme në Turqi”, tha ai.

Turqia e ka përshkruar pushtimin rus të Ukrainës “të papranueshëm” dhe ka ofruar shërbimet e saj si ndërmjetëse për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • O keqja i sulltanit, ju duket mençuri që të pranoni atë që është kundër gjithë NATO.
    Do t’ia dëgjoni muzikën qemanes së Nastradinit.

    • gano aq e ka takatin turku!!
      700 vjet “perandori” dhe vetëm 50 vjetet e fundit hapi universitet!!perandori vetëm për të grabitur,nuk arriti të mësonte asgjë!!
      dhe sot këta trushkulurit kujtojnë se do përfitojnë diçka!!harrojnë turqit truderra se të tjerët nuk harrojën!!
      mos vallë ishin budallenj tërë perëndimorët me amerikë,GB,e gjithë të tjerët që i bllokuan??mos vallë nuk e dinin se humbnin para nga oligarkët??
      si e thua dhe ti,pavarsisht se është anekdodë turke “qemanja e nastradinit”,ata nuk ja dinë kuptimin!!nuk ja kanë idenë se si do të jetë muzika nesër!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *