Turqia njoftoi herët të mërkurën rastin e parë të infektuar me koronavirus, shkruan Anadolu Agency.
“Një qytetar mashkull u testua pozitiv për koronavirusin në mbrëmje”, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp në kryeqytet, Ankara.
“Individi i infektuar u kthye nga Evropa. Ai është izoluar plotësisht”, tha Koca.
“Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë. Të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ranë në kontakt me të janë nën mbikëqyrje”, shtoi ai.
“Pacienti është diagnostikuar në kohë. Nëse ka një infeksion të virusit në vend, ai është shumë i kufizuar. Një ose më shumë raste të koronavirusit nuk duhet të konsiderohen si një epidemi”, vuri në dukje ministri.
Turqia muajin e kaluar mbylli kufirin e saj me Iranin, i cili u godit rëndë nga virusi dhe anuloi të gjitha fluturimet në vend.
Numri global i vdekjeve nga koronavirusi në botë tani është mbi 4,260, me më shumë se 118,100 raste të konfirmuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Virusi është përhapur në gjashtë kontinente dhe në më shumë se 100 vende.
j.l./ dita
