Turqia kushte Finlandës dhe Suedisë, nëse duan mbështetje për në NATO

J L

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi të martën se Finlanda dhe Suedia duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre nëse është e nevojshme, për t’i përmbushur kërkesat e Turqisë dhe për të fituar mbështetjen e saj për t’iu bashkuar NATO-s, duke përforcuar kërcënimin për të vënë veton ndaj një zgjerimi historik të aleancës.

Më 13 maj, Turqia kundërshtoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO me arsyetimin se dy shtetet nordike po strehonin persona të grupeve që i përcakton si terroriste, përfshi dhe Partinë e Punës së Kurdistanit (PKK) dhe sepse ata ndalën së eksportuari armatime në Turqi në vitin 2019.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës. Në mënyrë që ato të anëtarësohen në aleancë, të 30 vendet anëtare duhet të japin aprovimin e tyre.

Mevlut Cavusoglu deklaroi se Turqia, një anëtare e NATO-s prej shtatë dekadash, nuk do të hiqte veton në rast se nuk plotësoheshin kërkesat e saj, duke nënvizuar edhe deklaratat e fundit të presidentit Taip Erdogan.

Ankaraja kërkon që Suedia dhe Finlanda të ndalojnë mbështetjen e tyre ndaj PKK dhe grupeve të tjerë, t’i ndalojë ato së organizuari evente në territorin e tyre, të ekstradojë ata persona që janë akuzuar nga Turqia për terrorizëm, të mbështesë operacionet ushtarake të Ankarasë dhe të heqë kufizimet mbi eksportin e armëve.

Finlanda dhe Suedia kërkojnë të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet negociatave, ndërsa anëtarë të tjerë të NATO-s kanë thënë se mbeten të bindur se kundërshtimet e ngritura nga Turqia – e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s – mund të kapërcehen.

Dokumentet me kërkesa

Cavusoglu deklaroi se Turqia u kishte dhënë delegacioneve finlandeze dhe suedeze dokumente ku nënvizoheshin kërkesat gjatë bisedimeve në Ankara javën e kaluar dhe se ishte në pritje të përgjigjes së tyre, duke shtuar se ai pret që aleatët të punojnë për të adresuar shqetësimet mbi sigurinë.

“A janë të pamundura kërkesat tona? Jo. Ne duam që ata të ndalojnë mbështetjen e tyre ndaj terrorizmit”, tha Cavusoglu për agjencinë shtetërore të lajmeve turke Anadolu, duke shtuar se Ankaraja ishte e vetëdijshme se disa nga kërkesat e saj do të kërkonin që ligjet të ndryshoheshin.

“Ata e mendojnë në këtë mënyrë: ‘meqenëse jemi shumë larg nga rajonet e terroristëve, ligjet tona janë krijuar në këtë mënyrë’. Epo, atëherë ju duhet t’i ndryshoni ato”, tha ai dhe shtoi:

“Ata thonë se lejohet që organizatat terroriste të organizojë ngjarje dhe t’i valëvisin flamujt përreth. Atëherë ju duhet t’i ndryshoni ligjet tuaja”.

Shtetet nordike kanë thënë se e dënojnë terrorizmin dhe janë të hapura për dialog.

Cavusoglu tha se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po punonte për këtë çështje dhe kishte propozuar mbajtjen e bisedimeve në Bruksel me të tria vendet, por theksoi se Ankaraja pret më parë që Stokholmi dhe Helsinki tui përgjigjeshin kërkesave të saj me shkrim.

“Duhet të ketë gjëra konkrete që ne të diskutojmë”, deklaroi ai. / REL

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Keta LGBTQ e NATO-s dhe te BE mendojne se do te vene ne rrjesht Turqine, per te votur anetaresimin e LGBTQ-ve te tjere.
    Turqia sot eshte nje superfuqi ushtarake dhe ka nje ekonomi ne rritje te papare, zeri dhe kerkesat e saj kane rolin e padiskutueshem ne NATO.

    • kur flet i biri i kurvës për LGBTQ??
      po ti rron si familje me paratë që nxjerr nga puna e familjes tënde në semaforët e rrugëve!!
      e gjithë familja tënde,përfshi dhe ty,përdorni vrimat tuaja për të nxjerrë bukën e gojës!!
      je mërzitur se është rritur inflancioni dhe ju kanë rënë çmimet për përdorimin tuaj,por nuk ke çi bën!!
      fajin e ka puatana që ti dashuron për këtë inflancion!!ti duhet të jesh i kënaqur se akoma paguhesh me euro,përfytyro sikur të ishe në rusi!?
      do të ti fusnin në bythë tërë rublat që do të fitoje gjatë ditës!!

    • Turqia nuk ka asnje rritje ekonomike te “pa pare” , por nje inflazione me dy shifra , si kurre me pare . Gjendja ekonomike e Turqise , eshte problematike . Rroga mesatare e Turqise , eshte 350 dollare , baraz me Shqiperine , te ardhurat per fryme , me te ulta se vendi i fundit i BE -se , Rumania dhe dy here e gjysem me te ulta se Greqia . Dje u dha ne lajme ,intervista e nje guzhinjeri sezonal turk ne Durres , i cili deklaroi qe , pagesa ime ne Shqiperi , eshte me e larte se ne Turqi dhe po pres edhe 20 kolege te tjere turq , pasi ne plazh , ne Durres , kane nevoje per punonjes . Sa per superfuqi ushtarake , Turqia ze vendin e dhjete ne bote . LGBTQ , turqit jane te paret ne bote , Sulltanet kishin hareme me djem te rinj , quheshin dylbere . XXXL , hiq dore nga turkoshaklleku . Turqia eshte 500 vjet mbrapa Evropes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *