Turqia kushte për frenimin e emigrantëve, BE “hap thesin” e parave

redaktor

Bashkimi Evropian ka miratuar një plan ndihme për Turqinë me vlerë 3 miliardë euro.

Shuma e parave jepet me qëllim për të përballuar krizën e emigrantëve. Ndërkohë, Turqisë i hapet perspektiva për liberalizimin e vizave dhe çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Jemi pajtuar me partnerët turq se procesi i liberalizimit të vizave do të përshpejtohet. Kjo nuk do të thotë se do të lëmë anash kriteret bazë, të cilat janë rregulla në atë fushë. Nuk do të ketë kritere të reja për Turqinë, por do të vlerësojmë përparimin e bërë në pranverë të vitit 2016”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Turqia ka bërë një sërë kërkesash në këmbim të ndihmës për të frenuar fluksin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shuma prej 3 miliardë eurosh që ka kërkuar Ankaraja, është diskutuar dhe duket e arsyeshme.

“Çështja e parave ka luajtur rol, ashtu si edhe fillimi i një kapitulli të ri të negociatave të anëtarësimit me Turqinë”, ka thënë Merkel, e cila udhëton për në Turqi gjatë fundjavës. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *