Turqia lutet për ish-presidentin e Egjiptit, që vendi i vet varros në heshtje

Edona Llukacaj

Mijëra mbështetës të Mohamed Morsit në Turqi u lutën për të, ndërsa Morsi u varros sot në Egjipt me nje ceremoni të vogël familjare.

Mohamed Morsi vdiq në moshën 67 vjeç, pas një arresti kardiak në gjykatë të hënnë, ndërsa ai ishte në gjyq ku akuzohej për spiunazh. Mijëra vetë morën pjesë në lutje në të gjithë Turqinë të martën ndërsa mbanin zi për udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimane

Presidenti turk Erdogan ishte një aleat i ngushtë i Morsit dhe pati mbajtur një qëndrim shumë kritik ndaj grushtit të shtetit të vitit 2013 në Egjipt.

Morsi u varros me një ceremoni familjare të martën, pasi kërkesa e familjes për një funeral publik në vendlindjen e tij u mohua nga qeveria e presidentit aktual të Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi-t, dIkur ministri i mbrojtjes i  qeverisë së Morsit dhe, njëkohësisht, personi që organizoi grushtin e shtetit.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *