Forcat turke kanë marrë kontrollin e plotë të qendrës së qytetit sirian me popullsi kurde, Afrin.
Kështu ka deklaruar Presidenti i Turqisë Erdogan, sipas të cilit kontrolli u vendos mëngjesin e sotëm.
Operacioni dy mujor i Turqisë synonte që të largonte nga qyteti Afrin, pranë kufirit turk, një milici kurde të cilën e Ankaraja e konsideron grup terrorist.
Më shumë se 150 mijë popullsi civile janë larguar nga ky qytet që kur kanë nisur sulmet.
Aktivistët thonë se 280 civilë kanë vdekur, ndërsa Turqia e mohon këtë shifër.
Trupat turke tashmë ndodhen në rrugët kryesore të Afrin.
BBC raporton se mësymja e tyre në qytet ka qenë më e shpejtë nga sa pritej.
a.s/dita
