Xhandarmeria turke ka arrestuar gjashtë shtetas të Gjermanisë, të cilët dyshohen se kanë tentuar të kalojnë me rrugë të jashtëligjshme kufirin jugor që lidh Turqinë dhe Sirinë.
Ekipet e xhandarmerisë kanë thënë se gjashtë persona kanë provuar të kalojnë në Siri nëpërmjet kufirit në Goktepe, qytezë e prefekturës Birecik.
Zyrtarët thanë se të gjermanët e arrestuar do të deportohen.
Më shumë se 100,000 njerëz janë arrestuar nga janari i këtij viti, gjatë tentativës për të kaluar kufirin Turqi-Siri.
Në bazë të të dhënave të zyrtarëve turq, ky shtet ka deportuar mbi 1,100 persona të cilët përshkruhen si të huaj që shkojnë në Siri.
