Turqia ndërmjetëse e paqes Rusi-Ukrainë, Erdogan bisedë telefonike me Putinin

Ornela

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, njofton Kremlini, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Kjo vjen paso Stambolli priti të martën e 29 marsit dy delegacionet e paqes Rusi-Ukrainë.

Erdogan ka thënë se Turqia është parimisht e gatshme të veprojë si një vend garant sigurie për Ukrainën, pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan BBC.

Ukraina ka propozuar miratimin e statusit neutral, mos anëtarësimin në aleanca ushtarake si NATO ose mbajtjen e bazave ushtarake me kusht që vendet e perëndimit t’i dalin garant në rast sulmi nga Rusia.

Erdogan foli gjithashtu me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në telefon të enjten.

Share This Article
4 Comments
  • “Erdogan ka thënë se Turqia është parimisht e gatshme të veprojë si një vend garant sigurie për Ukrainën”
    e si do ta garantojë sigurinë e ukrainës?
    tuqi??
    me çfarë me lesht e currës??atë që nuk e siguron dot gjithë nato e amerika,e garantoka turqia??
    me çar,me çaj të zi apo me erza??

  • ore po keta bithekirat greke si nuk i vuri njeri ne refene.
    Keta sikur kane edhe nje fe me putanarin putin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *