Turqia nuk do të kryejë asnjë hap tjetër drejt implementimit të marrëveshjes për emigrantët me Bashkimin Europian, derisa të ketë progres në lidhje me liberalizmin e vizave për shtetasit turq.
Këtë deklaroi Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë Samitit Humanitar të Kombeve të Bashkuara, i cili po zhvillohet në Stamboll.
Erdogan u shpreh se fondet që Unioni i premtoi Ankarasë pas nënshkrimit të marrëveshjes ende nuk i kanë kaluar Turqisë.
“Ne duhet të pranonim emigrantët, ndërsa ata duhet të liberalizonin vizat. Ministrat tanë do të vazhdojnë negociatat dhe nëse nuk kemi rezultatet atëherë nuk do të avancojmë në implementimin e marrëveshjes. U ra dakord që të na akordoheshin 3 miliard euro, por deri me tani unioni nuk i ka mbajtur premtimet”.
Afati për liberalizimin e vizave ishte muaji qershor, por kjo ka pak gjasa të ndodhë, pasi ligji anti-terror i Turqisë nuk i ka bindur zyrtarët e BE, ç’ka ka sjellë edhe vonesa në këtë pikë.
Shpërblimi që Turqia kërkon mund të akordohet në muajin korrik, megjithëse ekziston mundësia që liberalizimi i vizave mos të vijë përpara shtatorit.
Varja e Europes ne grepin e Turqise. Zor ta besonte njeri se kjo do behej nga nje grua. Pas mbushjes Europes me refugjat, ky eshte hapi tjeter i ” gruas hekurt ” ne drejtim te shkaterrimit europian./