Sulmet e forcave ushtarake turke në veri të Sirisë vijuan gjatë kësaj të diele, ndërsa lufta kundër forcave kurde atje nisi të shtunës.
Turqia filloi bombardimet ndaj milicisë kurde që është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Milicia e ka aktivitetin e saj në Siri. Ajo hodhi poshtë kërkesat e Turqisë për të lënë disa zona nën kontroll me pretendimin se ato do të merren nga Shteti Islamik.
BBC-ja shkruan se sulmi i Turqisë një etapë e re e një konflikti të ndërlikuar që ka tërhequr brenda vetes fuqitë rajonale.
Të enjten e javës së shkuar, fuqitë botërore ranë dakord për ndërprerjen e luftimeve brenda javës. Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe Rusia, mbështetëse e regjimit të Bashar al Assad. /Dita
