Ministria e jashtme e Turqisë deklaroi se një avion luftarak i Rusisë ka dhunuar hapësirën ajrore të Turqisë. Kjo ministri ka thirrur menjëherë ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov për të dhënë sqarime lidhur me këtë incident.
Ministria e jashtme turke, më tej sqaroi se dy avionë luftarakë turq të tipit F-16 e kanë detyruar avionin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë. Episodi është regjistruar në provincën jugore të Hatajit, në kufi me Sirinë.
Ambasadori rus është paralajmëruar se nëse aeroplanët rusë e shkelin hapësirën turke në të ardhmen, atëherë Moska do të ishte “përgjegjëse për çfarëdo incidenti të padëshiruar”.
Turqia është një nga kritiket më të mëdha të sulmeve ajrore ruse në Siri, në shënjestër të të cilave ishin disa grupe opozitare, që luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Uroj qe heres tjeter t’ua nisin nje rakete toke-ajer, se boll po na can loqet banditi rus!
Heren tjeter do i ngjitet raketa me siguri,ate ne menyre diplomatike u thane se fajtor do jene ruset se iu kruhet.
Le ta kruaj me ruset mongoli Erdogan.
ALLAHU EKBER.
NUK E HENGRI DOT BYTHZIU, ME GJITHE ATO PARA, DO TA HAKA MUZHIKU DUKE CUAR 150,000 TRUPA TOKESORE.
ME DUKET SE PO PREGATITET NJE BANJO GJAKU.