Turqia që ndryshon

Dita

Rezultati surprizë i zgjedhjeve të 7 qershorit, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Akp) e presidentit Erdogan humbi shumicën, duke detyruar Kryemmistrin Ahmet Davutoglu që të japë dorëheqjen, ka patur pasoja në Europë dhe në Lindjen e Mesme. Por për të kuptuar situatën politike të një vendi të ndërlikuar si Turqia, duhet që të mbajmë parasysh disa fjalë të rëndësishme, si dhe heshtjen e qëllimshme. Ja një përmbledhje e shkurtër. Siyaset, politikë. Në shumë gjuhë europiane, fjala politikë e ka prejardhjen nga fjala greke “polis”, qytet-shtet.

Siyaset është një fjalë arabe, që ka të njëjtën rrënjë me seyis, zbutës kuajsh. Kështu që shpesh herë, të bërit politikë krahasohet me zbutjen e një kali të egër. Por gjatë perandorisë otomane, siyaseti kishte si domethënie, dënimin me vdekje nga ana e shtetit. Nëse sulltanit nuk u pëlqente sjellja e dikujt, mund të thërriste xhelatin dhe të urdhëronte që të krvente një siyaset, një ekzekutim. Më pas, xhelati i lante duart në “shatërvanin e politikës”. Duke marrë parasysh etimologjinë, nuk është aspak për t’u habitur nëse në Turqi politika shihet ende si një fushëbetejë.

Baba, atë. Duhet të kemi gjithmonë një baba. Shoqëria turke është patriarkale, shpesh herë seksiste dhe homofobe. Edhe shteti shihet si një baba i rreptë, ndërkohë që Toka është një nënë e dhimbsur. Themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemali thirret Ataturk, “babai i turqve”. Erdogani e ka shfrytëzuar kultin e babait. Gjatë protestave që shpërthyen në parkun Gezi në vitin 2013, kishte marrë rolin e babait të rreptë: “Mos u shqetësoni. I kam thirrur përgjegjësit në zyrën time dhe i kam qortuar”, thoshte ai. Por në zgjedhjet e fundit, autoriteti i babait është vënë në dyshim.

Koalisyon, koalicion. Për herë të parë prej disa dekadash, Turqia do të qeveriset nga një koalysion, një fjalë që për shumëkënd ka konotacion negativ. Që nga viti 1971 deri në vitin 1980, në vend ndërruan vende mes tyre dhjetë koalicione të ndryshëm dhe asnjëri nuk garantoi stabilitet. Ata vite u përmbyllën me grushtin e shtetit të vitit 1980. Regjimi solli stabilitet, por me koston e shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut, dhe masa antidemokratike. Gjenerali Evren mori pushtetin, dhe nguliti tek qytetarët idenë që koalicionet kishin qenë shkaku parësor i trazirave të mëparshme. Për turqit, fjala koalicion është e barazvlefshme me kaos. Akp ka përfituar nga ky kushtëzim mendor, duke u thënë zgjedhësve se do të shpërthente kaosi, nëse do të votonin për partitë e tjera. Kjo e bën edhe më të jashtëzakonshëm faktin që njerëzit preferuan një koalicion, në vend të pushtetit absolut të Erdoganit.

Kiirtler, kurdë. Janë aktorët kryesorë të ndryshimit. Për shumë kohë, ultranacionalistët turq kanë thënë se nuk ekzistonte një etni kurde. Në fund, ata pranuan se kurdët ekzistonin, por i kanë konsideruar gjithmonë gjuhën dhe kulturën e tyre si “primitive dhe të prapambetura”. Kështu që, është një prej paradokseve më të mëdhenj të politikës kombëtare, fakti që sot kurdët janë një burim shprese për progresistët, laikët dhe intelektualët në vend. Partia demokratike e popullit (Hdp), formacioni i majtë me origjinë kurde që ka kaluar pragun e 10 përqindëshit, mbledh pakicat. Për herë të parë, në parlament janë futur armenë, jezidë, romë dhe homoseksualë të deklaruar.

Mazlum, i shtypur. Akp paraqitet gjithmonë si zëdhënëse e të shtypurve dhe të lënëve pas dore nga elitat metropolitane. Në fillim, kjo e kishte ndihmuar të siguronte simpatinë e progresistëve dhe intelektualëve. por, ajo që nuk kanë kuptuar udhëheqësit e saj, është se me kalimin e kohës, partia pushoi së reshtuari në anën e të shtypurve dhe krijoi të shtypur të rinj: karikaturistët e gjykuar për punën e tyre, gazetarët e pushuar nga puna apo dërguar në gjyqe për shkak të mendimeve të tyre, kurdët, të cilëve iu mohua e drejta e studimit në gjuhën mëmë, homoseksualët e papranuar, pakicat e krishtera të diskriminuara, gratë, laikët, që rrezikojnë të humbasin lirinë e tyre për shkak të rritjes së islamizimit. Një masë personash të shumëllojshëm ka ndjerë rrezikun e autoritarizmit të Akp.

Demokrasi, demokraci. Në Turqi, e majta po ndryshon qasje ndaj çështjes kurde. Nacionalistët kurdë po transformohen në një lëvizje sociale më përfshirëse. Rritja e dhunës seksuale dhe kushtet e vendosura nga Akp patriarkale – gratë që duhet të përqëndrohen tek mëmësia, të sjellin në botë tre apo pesë fëmijë dhe të mos qeshin me zë në publik – u kanë bërë të kuptojnë turkeve se, nëse nuk ndihen, mund të humbasin të drejtat e tyre. Të rinjtë e shohin vendin e tvre të largohet nga Europa dhe nga shteti i të drejtës. Pakicat kanë kuptuar se duhet të hyjnë në politikë për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore. E vetmja që nuk ka ndryshuar është Akp. Partia ka ende një bazë të fortë elektorale, por duhet të bëjë një provë të ndërgjegjes. Pas zgjedhjeve të fundit, në vend po përhapet një ndjenjë e pazakontë shprese. Fjala që duhet të fusim me urgjencë në fjalor është pikërisht “demokraci” jonë e shkelur.

ELIF SHAFAK është shkrimtare turke, e lindur në vitin 1971 në Strasburg. Këtë artikull e ka shkruajtur për The Guardian. Libri i saj i fundit është “Qyteti në skajet e qiellit” Bota.al

Share This Article
7 Comments
  • Kjo shkruese me ba me kene atdhetare te kishte ndejte ne Turqi Ma mire me nje ”baba” te rrepte se sa pa Zot shpije si ketu tek ne

  • SHIKJENI O MILET DRU ME PRE STAMBOLLIN E SULLTAN SULEJMANIT TE MADH DHE KRAHASOJENI ME TIRANEN E KOMUNISTEVE QE LA PAS ENVER HOXHA DHE MBANI VESH SE NUK KA GJE ME TE KEQE SE INJORANCA URBANISTIKE QE E KA MBUSHUR TIRONEN TONE ME KULCEDRA PREJ BETONI DHE EDI RAMA ENVERISTI JUSTIFIKOHET ME BROCKULLA BOLSHEVIKE.

    Shikojeni o pis milet Stambollin qe te mesoni se kultura e komunisteve turkofage te Mafies Enveriste ne Shqypni eshte shume larg kultures se pinjolleve te Sulltan Sulejmanit te Madh.

  • O intelektuali turk , Stambolli eshte Kostandinopol , qytet bizantin , nuk eshte i ndertuar nga turqit , por i pushtuar prej tyre dhe sigurisht qe eshte i bukur , por Turqia jote , nuk behet kurre Evrope . Per kete , mjafton te hysh ne pjesen aziatike te saj , qe eshte pjesa me e madhe e territorit , ku banon maxhoranca e popullit turk dhe te zesh koken me dore se çfare fshatra e qyteza do te ndeshesh . Nuk ka vend banime te tilla ne asnje vend evropian , as ne Evropen ish komuniste , perfshi edhe Shqiperine . Prandaj , mbaje nje çike te frenuar entuziazmin , se une para nje muaji u ktheva nga Turqia dhe pata pune pikerisht ne pjesen aziatike te Turqise , ku jetojne miliona njerez , me kondita , si shqiptaret ne kohen e Zogut . E megjithate , edhe Stambolli , i bukur eshte , por nuk ka nivelin ekonomik te kryeqyteteve evropiane si Parisi , Roma , Berlini , Londra , Madridi etj. Ti intelektuali qe vdes per Turqine , nuk ke as kulturen me elementare , nuk ke lexuar asnje liber ne jeten tende . Sulejmani i Madherishem , nuk ka asnje merite ne ndertimin e Stambollit , nuk ka vene asnje tulle , sepse qyteti i pushtuar prej turqve , ishte i ndertuar nga bizantinet e krishtere dhe nga Kostandini . Sa per ate kamikazin Arben , qe shkruan gjithmone telegrame me ALLAHU EKBER , keto fjale le t’i fute ne by..e , se neve shqiptareve , as qe na intereson Allahu turko-aziatik , por Evropa e krishtere ku bejme pjese . Ti intelektuali turko-injoranto-analfabet , mos e kraheso Tiranen e kohes se komunizmit me Stambollin , sepse Tirana eshte nje qytet i ri , pasi Shqiperia nuk kishte qytete , madje nuk kishte asnje lloj institucioni , kishte vetem fshatra e vendbanime te qelbura e te lena ne meshire te fatit , pikerisht nga ata turqit e tu , qe ty te entuziazmojne aq shume . Ate qe i ka bere vendit tone Turqia ne peseqind vjetet e erresires otomane , nuk i eshte bere asnje populli ne Bote nga asnje okupator . Tirana u krijua e u perkemb , sidomoa qendra e saj , nga arkitektet italiane dhe nga ndertuesit italiane , brenda kater vjeteve pushtim dhe akoma e sot , qendra e ndertuar prej tyre , eshte e bukur dhe mund te krahesohet me çdo qytet te mesem evropian . Lind pyetja : Po sikur ne vend te dushmanit turk , Shqiperine t’a kishte mbajtur Italia , apo nje vend tjeter evropian peseqind vjet te pushtuar , ku do te ishte sot kryeqyteti yne ? Parajse do te ishte .

    • O DUDUM enveristi po xhamine me te madhe ne Bote qe e ndertoi Sulltan Sulejmani i Madherishem ne kerrthize mbi kodren e Stambollit perballe kishes shen Sofia qe tregon per tolerancen fetari te Sulejmanit te Madherishem qe keshilltarin e kishte grek dhe qe gruan e pare e kishte shqyptare dhe gruan e dyte e kishte ukrainase dhe qe e di ti o DUDUM enveristi kaqol i Kohes se Qepes, se arkitekti Sinani qe ndertoi xhamine e Sulltan Sulejmanit ne Stamboll ishte puro shqyptar.

  • Enverin t’a kam falur ty , more turku “intelektual”, qe ke intelekt e tru , sa te nje pule . Une Enverit , as fytyren nuk ja mbaj mend , se jam rritur pas vdekjes se tij . Çfare do te thuash me ato qe Sulejmani i Madherishem , na e paska pasur keshilltarin grek dhe gruan shqiptare ?! Shyqyr qe paske pare nje film turk , te zbukuruar e manipuluar per propagande te sulltanatit turk , e per t’a bere te lavdishme ate kohe te turpshme per ne shqiptaret , kohen e Perandorise se mallkuar turke . Ai film ku bazohesh ti , eshte i gjithi nje trillim e manipulim i qellimshem . Mjafton te te kujtoj ato gra me gjoks gjysem jashte te asaj kohe !!, kur edhe tani pas disa shekujsh nuk i gjen ne Turqi tek “sulltanet” qe qeverisin Turqine . E ke pare gruan e Erdoganit , qe eshte e mbuluar koke e kembe , ndersa ne kohen e Sulejmanit te pjerdhur , grate na qenkeshin me gjoksin jashte ?! A thua se ferexhete , çitjanet , breneveket , bollkat e islamizmin , nuk i sollen turqit ne Shqiperi , po rane nga qielli . Ç’te mire pati populli dhe viset shqiptare , se Sulltani yt i Madherishem na paska pasur grua shqiptare , apo ukrainase ? Ne po diskutonim , kush e ka ndertuar Stambollin (Kostandinopojen) dhe jo kush na paska ndertuar nje xhami para Kishes se Shen Sofise , te cilen , pas pushtimit te Stambollit , turqit e qelbur , i hoqen simbolet kristiane , e kthyen ne xhami dhe e mbiquajten Xhamia Blu . E kam vizituar disa here , eshte muze’ . Per cilen tolerance turke me flet ti , islamo-turku “intelektual” ? Per ate qe , ku shkeli kemba e turkut , la prapa vetem varferi , injorance , prapambetje e pasoja te pa korrigjueshme ? Pse Ballkani e sidomos Shqiperia , qe u konvertua ne islamizem , jane vendet me te prapambetura te Evropes ? Sepse u pushtuan per shekuj me rradhe nge nje perandori ogurzeze e obskurantiste , pasojat e te ciles , vazhdojme t’i vuajme edhe sot . Te uroj , qe derisa te vdesesh , te kesh ne goje dhe mendje Turqine , se te gjitha te mirat e sotme , nga ajo flame i kemi peshqesh !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *