Turqia rikthen tifozët në stadium, ja ç’do të ndodhë në përballjen me Letoninë

J L

Turqia është kombëtarja e radhës që do të luajë me prezencë tifozësh në shkallët e stadiumit.

Lajmi është dhënë nga Federata Turke e Futbollit, që konfirmon se dueli i së martës ndaj Letonisë, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror, Katar 2022 do zhvillohet në stadiumin “Ataturk” me 15% të kapacitetit.

Impianti mirëpret 76,761 spektatorë, ndërsa sfidën me Letoninë do kenë mundësi ta shikojnë rreth 11.5 mijë tifozë.

Sfida e fundit kualifikuese e Botërorit, Katar 2022 e luajtur me prezencë tifozësh ishte ai mes Holandës dhe Letonisë, luajtur mbrëmjen e së shtunës në Amsterdam.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *