Turqia sekuestron 1.5 ton drogë heroinë

Leda Hysa

Policia turke sekuestroi këtë fundjavë në lindje të vendit një sasi rekord prej 1,5 tonësh heroinë, theksuan autoritetet.

Zyra e guvernatorit të provincës Erzurum njoftoi se policia ka kryer një operacion të suksesshëm dhe në një maune janë sekuestruar në total 1,535 kilogramë heroinë e pastër.

Droga ishte paketuar në 17 qese të fshehura midis pllakave të mermerit, që po transportoheshin nga Irani në Stamboll.

Ky është sekuestrimi më i madh i heroinës gjatë operacioneve policore në historinë moderne të Turqisë.

Janë arrestuar shoferi i maunës dhe dy të dyshuar të tjerë të cilët prisnin dërgesën në Stamboll.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, policia gjatë vitit të kaluar ka sekuestruar në total 17,3 tonë drogë dhe ka arrestuar të paktën 1 500 persona të dyshuar për kontrabandimin e lëndëve narkotike.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *