Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Erdogan dhe problemet e tij me SHBA-në nuk mund të jenë “detyra shtëpie” për qeverinë shqiptare. Gylen nuk përfaqëson thjesht vetveten apo një ideologji të “zbuluar” prej tij. Ai dhe sistemi shkollor i financuar prej lëvizjes së tij janë pjesë e direktivave që i kanë vënë vetes, ata që e morën Gylen nga Turqia dhe e përdorin sot për interesat e tyre. Erdogan lufton me mullinjtë e erës, kur mendon se mund ta mposhtë njeriun që i hapi jo pak probleme në të kaluarën. Erdogan bëri mirë që erdhi në Tiranë. Edhe më mirë bëri që shkoi. Servilizmi dhe lëpirja e prapanicave nga turqit shqipfolës gjatë vizitës së “pashait”, do na mbeten gjatë në kujtesë. Turqia mund të shihet si partner strategjik nga ana e qeverisë sonë, por modeli i pashallëkut së këtij Presidenti, nuk është rruga e Europës. Feja, shamitë apo mjekrat e turqve, nuk mund dhe nuk do bëhen kurrë pjese strategjike e shoqërisë shqiptare.