Turqia tërhoqi vendimin e saj për të hapur portat për emigrantët që të kalonin në Greqi përmes detit Egje.
Ky është urdhri i Presidentit Recep Tayip Erdogan, i cili vetëm një javë më parë lejoi kalimin e tyre.
Autoritetet kufitare turke shprehen se është shumë e rrezikshme kalimi i tyre nga deti Egje.
Ndërkohë vendimi i mëparshëm i Presidentit të vendit u kritikua nga Bashkimi Evropian të cilët e akuzuan atë për përdorimin e refugjatëve për arsye politike.
Ndërkohë përplasjet në kufi mes emigrantëve dhe forcave kufitare greke vazhdojnë.
Kjo sepse Turqia nuk ka ndryshuar qëndrim për kalimin e tyre në rrugë tokësore.
Gjatë përplasjes së ditës së sotme, autoritetet greke sulmuan me gaz lotsjellës ndërkohë që emigrantët i janë kthyer me gurë.
j.l./ dita

kush eshte prodhuesi i ketyre proceseve me demokraci, pranvere arabe, me terrorizem islamik, etj etj, te mbaj pergjegjesi, para ndergjegjes se njerezimit… . dhe keta, qe ikin duke lene mbrapa luftra, te cilat edhe vet, i kane shkaktuar, te varrosen neper tela e gerxhe . dhe t’ u shpetohen vetem …femijet .
Te mbajne pergjegjesi para ndergjegjes se njerezimit….hahahaha. I paska infektuar keq lideri global shqipot me fjalorin e tij rilindas, njelloj si gjigandi kur thote qe te korruptuarit dhe hajdutet te kene turp. Ja fut edhe ndonje fraze nga Bibla apo Kurani dhe kenaq popullin .
Përpara Sulltan
Je shpresë për popullin
Ka per ta cuar Turqine per lesh.