Turqia protestoi sot tek ambasadori amerikan në Ankara kundër shkeljeve të sigurisë gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Uashington shënuar nga përplasje mes truprojave turke dhe manifestuesve prokurdë.
Ministria turke e Punëve të Jashtme njoftoi në një komunikatë se kishte thirrur ambasadorin amerikan, John Bass dhe i kishte shprehur notë proteste të shkruar dhe verbale.
Ministria turke dënoi veçanërisht masat agresive dhe jo profesionale të marra sipas tij nga shërbimet amerikane të sigurisë përsa i përket truprojës personale të shefit të diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu para ambasadës amerikane në Uashington më 16 maj.
“Një kërkesë u formualua, sipas ambasadorit, që një hetim të ndërmerret nga autoritetet amerikane në lidhje me këtë incident diplomatik dhe se shpjegimet e nevojshme janë dhënë për Ankaranë”, sipas komunikatës.
Përplasje të dhunshme mes truprojave turke dhe manifestuesve kurdë u zhvilluan të martën në Uashington pak pas takimit mes Erdogan dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë
