Turqia thirrje NATO-s për bisedime rreth Shtetit Islamik dhe separatistëve kurdë
Turqia u ka bërë thirrje ambasadorëve të NATO-s për një takim të posaçëm për të diskutuar rreth operacioneve ushtarake kundër Shtetit Islamik dhe separatisëve kurdë
Seanca do të mbahet në Bruksel ditën e martë më 28 korrik. Turqia nisi sulmet ajrore kundër militantëve në Siri dhe kundër kampeve të separatistëve kurdë në very të Irakut.
Në një sulm, për të cilin Turqia fajëson ISIS-in, 32 persona mbetën të vrarë në afërsi të kufirit me Sirinë më 20 korrik.
Kurdët sulmuan policinë turke në shenjë hakmarrjeje për atë që ata e shohin si bashkëpunim të Turqisë me Shtetin Islamik.
Bastisjet kundër kampeve separatist kurde në veri të Irakut i dhanë fund armëpushimit 2-vjeçar.

Kurdet meritojne qe te kene shtetin e vet!