Qeveria e Turqisë ka pushuar nga puna 87 anëtarë të agjencisë shtetërore të sigurisë, nën akuzat se kanë pasur lidhje me përpjekjen për grushtin e shtetit në muajin korrik.
Agjencia e lajmeve Anadolu tha se 87 zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare dyshohet se mbështesin klerikun fetar, Fethullah Gulen.
Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjes për puç. Gulen nga ana e tij mohon çdo përfshirje.
Të martën, Ankaraja ka lëshuar po ashtu fletarrestime për 121 punonjës të organizatës së ndihmës, Kimse Yok Mu, e lidhur me Gulenin.
Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 40 000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me grushtin e shtetit dhe kanë pushuar nga puna dhjetëra mijëra të tjerë.

më në fund po i thërret mëndjes erdo!?
po shkarkon prej pune ata që duhet të ishin të parët që duheshin arrestuar o pushuar për paaftësi!!
po qe se grushti i shtetit do të ishte i vërtetë!!