Turqia vazhdon sulmin ndaj ISIS në Siri e Irak, 590 të arrestuar

redaktor

Aeroplanët luftarakë për dy net me radhë bombarduan objektivat e organizatës terroriste DAESH në territorin verior të Sirisë, si dhe objektivat e organizatës terroriste PKK në Irakun verior, raporton Anadolu Agency. Në një deklaratë, të Qendrës për koordinim të Qeverisë turke, thuhet se sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.

“Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ajrore mbi objektivat që i përkasin DAESH në Siri dhe PKK-së në Irakun verior. Sulmet mbi objektivat e mësipërme ishin efikase. Në këto sulme ajrore janë goditur vende të fshehta, strehimore, shpella, si dhe zonat logjistike që i përkasin PKK-së në vendet Zap, Metin, Gara, Avasin-Basyan, Sinath, Hakurk dhe Kandil në Irakun verior. Në të njëjtën kohë janë kryer sulme ajrore me mbështetje të Komandës së Forcave Tokësore edhe mbi objektivat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, si dhe mbi objektivat e PKK-së në Irakun verior” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, policia në 22 qytete të Turqisë ka kryer një operacion, në të cilin janë arrestuar 590 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste PKK dhe DAESH. Sot në një deklaratë për mediat Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu ka dhënë se deri më tani në të gjithë vendin janë arrestuar 590 persona.

“Askush të mos i zgjasë gjuhën e presionit shtetit të Republikës së Turqisë dhe popullit turk. Ai që bën presion e gjen përgjigjen. Ai i cili mbjell erën korr furtunën. Nëse prishet edhe njëherë qetësia publike nuk do të goditen vetëm ato që përdoren si mashë apo ato pjesë që gënjehen por edhe qendrat të cilat japin direktiva do të marrin përgjigjen e duhur. Për këtë arsye ka ardhur koha që të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një gjë të tillë t’i thërrasin mendjes dhe t’i venë gishtin kokës”, është shprehur Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu.

Share This Article
7 Comments
  • Me sa kuptoj une Turqia nuk ka goditur ISIS,por ka goditur luftetaret KURDE qe mbrojne popullin kurd nga ISIS.PKK(Partia Komuniste e Kurdistanit) eshte nje organizata e liderit kurd Ocalan.Turqia eshte furnizuesja kryesore e ISIS me njerez,mjete,llogjistike.Shtegu kryesor nga hyjne e dalin terroristet.Turqia i trembet formimit te nje shteti kurd ne kufijte e saj,mbas perfundimit te luftes me ISIS ,prandaj ka sulmuar kurdet.

  • Ne fillim u gezova se paskish goditur ISIS-in, por me pas u zhgenjeva, kur mesova ate qe e dija me kohe, luften qe ben shteti turk ndaj kurdeve! Kujdes ne titullin e shkrimit, pasi nuk eshte hera e pare qe beni gafa te tilla! Faleminderit!

  • Turqia nuk ka si te godase terroristet e I:S:I:S ,pasi eshte veper e krijuar nga turqit e Erdoganit qe po masakrojne popullesine kurde. Poshte turqit e ndyre dhe perkrahesit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *