Ekipet e negociatorëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe arritën një marrëveshje për postBrexit, në formën e një deklarate politike, që duhet të bëhet e vlefshme gjatë samitit të së dielës, njoftoi sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
”Ky tekst, i cili do t’i bashkëngjitet traktatit të largimit të Britanisë së Madhe përcakton parametrat e një partneriteti ambicioz, të gjerë, të thelluar dhe fleksibël në planin tregtar, të politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe të sigurisë”, sipas tekstit prej 26 faqesh të konsultuar nga media.
Periudha e tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 29 mars 2019 mund të zgjatet nga një deri në dy vite, sipas marrëveshje paraprake për Brexit e publikuar sot.
Kjo periudhë e tranzicionit do të mundësojë përgatitjen postBrexit dhe më konkretisht të marrëdhënies së ardhshme ekonomike dhe tregtare midis Britanisë së Madhe dhe unionit.
l.h/ dita
