Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori sot një mesazh urimi të përbashkët nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, JeanClaude Juncker.
Në telegramin e përbashkët të urimit shkruhet se sfidat me të cilat Shqipëria po përballet aktualisht kërkojnë një konsensus të fortë ndër-partiak për vlerat evropiane dhe politikat e reformat përkatëse. “Shkëlqesi, ju lutemi pranoni urimet tona të sinqerta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Sfidat politike me të cilat Shqipëria po përballet aktualisht kërkojnë një konsensus të fortë ndër-partiak për vlerat evropiane dhe politikat e reformat përkatëse. Shpresojmë se ju do të ndihmoni për ta çuar vendin përtej përçarjeve politike dhe se Shqipëria shumë shpejt do të përmbushë pesë Përparësitë Kryesore, në mënyrë që të plotësohen kushtet për hapjen e negociatave”, – vijon mesazhi i z. Tusk dhe z. Juncker, teksa theksohet se Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian do të vazhdojnë të mbështesin reformat e ndërmarra dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Në mars, Këshilli Evropian, përsëriti mbështetjen e tij pa mëdyshje ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar mes çështjesh të tjera, rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, dëshirojmë t’ju sigurojmë rreth përkushtimit tonë për vazhdimin e mbështetjes së vendit tuaj ndaj kryerjes së reformave dhe projekteve të orientuara drejt Bashkimit Evropian! Shpresojmë dhe presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë, në mënyrë që Shqipëria të mundësohet për të përparuar në rrugëtimin e saj evropian!”, – mbyllet mesazhi drejtuar Presidentit Meta.

E TË TJERA-E TË TJERA
ARBEN DUKA
Dy male Skrapari nxorri, Ilir Meta dhe Tomorri…
(Pjesa e parë)
Dy male nga gjiri,
Skrapari i nxorri,
njëri është Iliri,
tjetri është Tomorri!
Natyrisht Tomorri,
ka shumë histori,
por sot mal Iliri,
ka më rëndësi!
Dhe këtë e themi,
me fakte dhe bindje,
se mali i Tomorrit,
nuk bën dot ditlindje!
Nuk bën dot ditlindje,
s’e them me shaka,
se mali i Tomorrit,
është mal fukara!
Ndërsa mal Iliri,
jo dhe fort i gjatë,
as që e di fare,
ku i ka paratë!
Jo se ja kanë vjedhur,
jo se i ka humbur,
por t’i numërojë,
e ka të pamundur!
Të kthehemi prapë,
në krye të fletës,
në Gjirin e Lalës,
tek ditlindje e Metës!
Doli në ekrane,
imazh i magjishëm,
dhe u stis si lajm,
shumë i rëndësishëm!
Se tek mal Iliri,
kreu i Kuvëndit,
kishin vajtur gjithë,
fukarenjtë e vëndit!
Vetëm fukarenjtë,
ndryshe s’mund të ishte,
dhe më fukarai,
një benz 5000-ish kishte!
Kryefukarai,
mali Ilir Meta,
mblodhi në një tëndë,
gjashtqind e ca veta!
Gjashtqind fukarenjtë,
tek kreu i Kuvëndit,
i kanë të gjitha,
pasuritë e vëndit!
Ata kanë minierat,
gjithë koncesionet,
bankat dhe të tjerat,
dhe televizionet.
Pulat edhe vezët,
kanë pa diskutim,
se qe në ditlindje,
dhe Agroni im!
Për pulat dhe vezët,
bëra pak shaka,
se fukarenjtë kanë,
gjëra të mëdha!
Dua që ta pyes,
këtë farë pushteti,
a shkuan tek Gjiri,
me makina shteti?!
Kur shkuan tek Gjiri,
te baba Rexhepi,
a paguan naftën,
me para nga xhepi?!
Apo-me që vanë,
tek shefi-te Meta,
për atë mundim,
do marrin dhe dieta?!
Kishte mal Iliri,
shportat plot me fiq,
dhe kishte bërë tok,
miq edhe armiq!
Vërtetë që mungonte,
aty Uriah Hipi,
po çudi e madhe,
qe mistër Filipi?!
Mirë Metën dhe Ramën,
Nardi i afroi,
po Lipen me Metën,
vallë kush i pajtoi?!
Kryetar Iliri,
rezulton i zgjuar,
Lipen e ka falur,
por s’ja ka harruar!
Në tëndën e Metës,
s’kish ndryshim ekrani,
ishte edhe “Topi”,
ishe edhe “Klani”!
Ishte edhe “Topi”,
ishte edhe “Klani”,
dhe Carlo Bollino,
po dhe Irfani!
Dhe Carlo Bollino,
po edhe Irfani,
dhe Balli Fahriu,
dhe Dabullë Albani!
Dhe Bari Falliu,
dhe Dabullë Albani,
dhe kripa e gjellës,
ishte Arjan Çani!
Hëngrën dhe kërcyen,
në tis të muzikës,
gjithë ajkat dhe bajgat,
e publicistikës!
Në qëndër të tëndës,
ngjitur tek Babuçi,
krenar e i qeshur,
rrinte Gramoz Ruçi!
Rrinte Gramoz Ruçi,
burrë e kryeburrë,
ai Ilir Metën,
s’e ka sharë kurrë!
Më tujte i ëmbël,
si një koqe fiku,
gati për batuta,
rrinte dhe Namiku!
Meqë s’e pashë mirë,
dua të më thoni,
ku-me saktësi,
qe ulur Erioni?!
Erioni që Metën,
e ka kryemik,
kurrë nuk ka bërë,
për të një kritikë!
S’po flas për të vocklin,
domethënë Velinë,
po për Erion Braçen,
që bën historinë!
Aty qe Filipi,
po nuk qe Kurbani,
kurban i të gjithëve,
domethënë Dritani!
Nuk dimë gjë të saktë,
në ka qënë i ftuar,
dhe për kortezi,
fare nuk ka shkuar!
Po Dritani ftesë,
s’kish me siguri,
se për të askush,
s’ka bërë amnisti!
Po njëmijë për qind,
e kam sigurinë,
një ftesë të posaçme,
kishte për Salinë!
Po Sala kollaj,
s’futet nëpër ferra,
se dikur u thosh:
“Hani-pini Derra!:”..
Nëse mal Ilirit,
do t’i bënte nder,
atë natë Saliu,
do kthehej në derr!
Do shkonte tek Meta,
do t’i plaste delli,
do kthehej në çast,
një derr Oruelli!
Po Sala kollaj,
nuk e ha të trashën,
biles në Kosovë,
degdisi dhe Bashën!
Po të ishte Basha,
unë di të vërtetën,
do të rrinte ngjitur,
me Ramën dhe Metën!
Po vëndi i Bashës,
aspak bosh nuk mbeti,
se që nga Kosova,
na erdhi Behgjeti!
Të flasim tamam,
pa hiç nihilizëm,
ajo tëndë qe mbushur,
plot me pluralizëm!
Them se Nardi Koka,
aty qe profeti,
se veç nga ai,
majtas shkoi pushteti!
Nardi realisht,
nuk se ka shumë shkollë,
po ka në gjithë tëndën,
mëndjen më të hollë!
Mbase s’ka dhunti,
të zgjidhë teoremat,
po gjeti formulën,
të pajtonte demat!
Në Gjirin e Lalës,
u bë deti kos,
po s’u gjet një lugë,
për shokun Fatos?!
Tosi meritonte,
që të gjithë zamzanën,
se ai e ngriti,
Metën edhe Ramën!